Shpenzoi mijëra euro për t’u transformuar në qen, japonezi del për herë të parë në publik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një japonez, i cili shpenzoi mijëra euro për t’u shndërruar në një qen, së fundmi bëri paraqitjen e tij të parë publike në rrugë. Një kanal televiziv gjerman regjistroi edhe reagimet e njerëzve dhe kafshëve ndaj kostumit të tij.

Në videot e mëparshme të postuara në kanalin e tij në YouTube, njeriu i çuditshëm, i njohur me pseudonimin “Toco”, shihet duke luajtur në oborrin e shtëpisë me të katër këmbët dhe duke kryer truke të ndryshme.

Por mesa duket, “Toco” mendoi se ishte një moment i mirë për ta ndarë me të tjerët look-un e tij të ri dhe kështu doli në rrugë, për të bërë shëtitjen e tij i shoqëruar, si çdo qen normal.

Në videon që postoi në kanalin e tij me titull “Dua të jem kafshë”, Toco shihet duke shëtitur në një park dhe sillet si një qen; nuhat qentë e tjerë dhe rrokulliset në tokë. Paraqitja e tij e çuditshme tërhoqi vëmendjen e shumë kalimtarëve, por edhe të atyre me katër këmbë.
“U bëra qen, duke përmbushur një ëndërr që kisha që kur isha fëmijë”, thuhet në titrat e videos, e cila ka grumbulluar më shumë se 1 milion shikime.
Toco shpjegon me shkrim, pasi nuk flet kurrë në videot e tij, se gjithmonë ka pasur dëshirë të jetojë si kafshë, prandaj ka zgjedhur të investojë në një kostum qeni. Siç tregon ai, arsyeja pse fsheh identitetin e tij si njeri dhe nuk shfaq fytyrën është sepse nuk dëshiron të gjykohet nga rrethi i tij shoqëror.
Kompanisë japoneze Zeppet, e cila prodhon kostume për reklama dhe filma, iu deshën 40 ditë për të krijuar kostumin e japonezit, që kushtoi më shumë se 12 mijë euro.

Të fundit

SHBA vendos sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit

SHBA-të po vendosin sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit mes përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump...

I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj...

Adriatiak Lapaj, takim me fierakët: Më 11 maj do të kemi 300 mijë vota në kuti

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, kandidati i pavarur dhe një nga zërat më të artikuluar të opozitës qytetare, kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”,...

Vetëbesimi i Lulzim Bashës nga Kavaja: Vetëm ne euroatlantikët jemi kundër korrupsionit

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, vijoi takimet në qytetin e Kavajës. Në fjalën, Basha u ndal tek oferta që po u bën...

Sondazhi i Barometrit: Tirana konfirmon preferencën e grave për Edi Ramën

Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri- Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin prill. Metodologjia e...

Lajme të tjera

Web TV