Arsyet përse nuk duhet të merrni kurrë antibiotikë pa recetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga sfidat më të mëdha të shëndetit të popullsisë shqiptare është përdorimi pa kriter dhe pa recetë i antibiotikëve.

Sipas mjekëve, një përdorim i tillë i këtyre barnave jo vetëm që është i rrezikshëm, por edhe ul efikasitetin e tyre.

Ata shpjegojnë se marrja e antibiotikëve pa këshillën e mjekut në rastin më të mirë mund të shkaktojë një infeksion por edhe të nxisë praninë e mikrobeve që u rezistojnë barnave.

Rreziku i mikrobeve që u rezistojnë antibiotikëve

Një nga rreziqet më të mëdha që vijnë nga përdorimi pa kriter i këtyre barnave është nxitja e zhvillimit, shumimit dhe përhapjes së mikrobeve që u rezistojnë fort antibiotikëve.

Çdo vit në vendet e Bashkimit Evropian rreth 25.000 njerëz humbasin jetën nga infeksionet e shkaktuara me baktere rezistente ndaj antibiotikëve.

Infeksionet e shkaktuara nga mikrobet dhe bakteret e tilla shërohen me shumë vështirësi dhe përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin. Ekspertët janë kategorikisht kundër përdorimit të antibiotikëve të mbetura nga një kurë e mëparshme e rekomanduar nga mjeku. Çdo kurë e dhënë nga mjeku duhet përdorur me përpikmëri, në të kundërt bakteret dhe mikrobet do të kenë një rezistencë të lartë ndaj këtyre barnave.

Rreziqet e përdorimit “shkel e shko” të antibiotikëve shkojnë më tej.

Nëse ju keni një infeksion dhe merrni një antibiotik pa u konsultuar me mjekun, rrezikoni që jo vetëm të mos e luftoni infeksionin por të prekeni nga një tjetër.

Konsulta me mjekun është e rëndësishme edhe për faktin se antibiotikët duhen marrë vetëm në rast infeksionesh dhe jo virozash. Këto të fundit nuk trajtohen me antibiotikë.

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve mund të shoqërohet edhe me efekte anësore sepse këto barna shkatërrojnë edhe bakteret e mira në organizëm.

Lexo edhe :  Tensioni i syrit, shkaqet, shenjat dhe kur duhet të shkoni patjetër te mjeku

Infeksionet në organizëm nuk trajtohen dhe as shërohen me hamendësime, ndaj ekspertët këshillojnë njerëzit që “të mos luajnë doktorash” dhe të marrin antibiotikë pa kriter. Trajtimin e duhur të një infeksioni specifik mund ta rekomandojë vetëm një mjek dhe askush tjetër.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV