Kaosi me kursin e këmbimit, a do të bjerë euro nën 100 lekë? Shifrat tregojnë se PO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leku vijon vlerësimin ndaj monedhave të tjera edhe gjatë ditës së martë duke arritur në nivele të afërta të raportit 1 me 1 me euron, ndërsa ndaj dollarit amerikan ka fituar terren ndjeshëm gjatë javëve të fundit.

Nga të dhënat e sotme të Bankës së Shqipërisë, mësohet se një euro është këmbyer me mesatarisht 101.84 lekë në tregun e këmbimit valutor duke kapur një tjetër rekord minimal gjatë javëve të fundit.

Me këtë ritëm duket se euro dhe leku do të barazohen në ditët në vijim, ndërsa dollari ka thyer edhe kufirin e 93 lekëve duke zbritur në 92.82 lekë.

Situata duket dramatike në tregun e këmbimit valutor ku nuk përjashtohet mundësia e spekulimit në treg për shkak se leku po vlerësohet me ritme shumë të shpejta brenda ditës.

Kështu për shembull, leku fitoi gati 3 pikë vetëm gjatë ditës së djeshme ndaj euros, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Në këto kushte duket se situata është bërë kaotike.

Të fundit

Gratë dyfishuan llogaritë bankare nga viti 2011, tejkaluan burrat

Gjatë dekadës së fundit, gratë në Shqipëri kanë bërë përparime të rëndësishme drejt pavarësisë financiare. Sipas statistikave të publikuara...

Kur bluza e Zelenskyt shndërrohet në… gjeopolitikë!

Kush do ta kishte menduar se zgjedhja e një bluze polo, edhe nëse e krijuar nga një stilist, do të kthehej në një çështje...

‘Sherr’ në Shtëpinë e Bardhë para Trump, Elon Musk përplaset me Marco Rubion për USAID

Klima nuk është aspak e qetë mes Elon Musk dhe anëtarëve të kabinetit të Donald Trump. Këmbëngulja për shkurtimin e personelit nga kreu i Doge, departamenti...

SHBA, qeveria anulon 400 milionë dollarë për Universitetin e Kolumbias

Administrata e Presidentit Donald Trump ka anuluar fondet dhe kontratat me vlerë totale prej 400 milionë dollarësh për Universitetin e Kolumbias në Nju Jork,...

‘O patronazhist, o legen, o qen’/ Rama batuta me ‘petalen e trëndafilit socialist’

Edjon Maliqi, një prej të rinjve që tërhoqi vëmendje në rrjet me fjalimin e tij në Kuvendin Rimor të PS ishte i ftuar në...

Lajme të tjera

Web TV