Çfarë po ndodh në PS?/ Analisti: Mund të ketë zgjedhje të parakohshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Partinë Socialiste pritet që në shtator të kryhet një reformim i thellë, paralajmërim ky i dhënë nga kryeministri Edi Rama dhe njëherësh kreu i selisë rozë.

Analisti Mentor Nazarko analizoi këto paralajmërime të shefit të mazhorancës, të  cilat sipas tij mund të lidhen me shumë faktorë.

Ai theksoi mes tjerash se Rama duke parë edhe gjendjen e opozitës mund të tentojë të krijuar një religjitimitet të ri të PS. Sipas Nazarkos, një tjetër thash e them, i cili qarkullon në publik flet për një “provokimin të mundshëm” të zgjedhjeve të parakohshme.

“Përputhet me një lloj tradite të z. Rama, se nuk do të krijojë idenë, që pushimet e verës janë pushime totalisht pasive për veprimtarinë e qeverisë dhe të tijën personale. Së dyti, është një veprim, i cili koinçidon ne terma kohorë me veprimin aktiv të SPAK, në një çështje që implikon institucione të caktuara.

Së treti, koinçidon me një thash e them, se ndoshta në varësi të hetimeve të SPAK, që mund të prekin nivele  të caktuara të qeverisjes socialiste që është prej dhjetë vjetësh në pushet dhe për pasojë ka konsum të jashtëzakonshëm të besueshmërisë, pra, në një perspektivë të tillë, Rama kërkon një lloj religjitimim të ri të PS nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.

Mund të jetë katarsis, por edhe përgatitje të PS për religjimit të ri elektoral. Provokim të zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që nëpërmjet këtij ballafaqimi, kur opozita është në pikën më të dobët, PS të kapërcejë këtë moment të rënë të krizës apo të mungesës së besueshmërisë morale në gjirin e popullsisë”, tha ai.

Më tej, Nazarko u shpreh  në ABC News se edhe zhvillimet e fundit, të cilat kanë ndodhur në opozitën shqiptare duket se i shtojnë “zë” idesë për  mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Lexo edhe :  Ilir Meta ngre dyshime nga burgu, se flakët në "Syrin e Kaltër" janë të qëllimshme

“Ka shumë shenja që e parathonë këtë, ndonëse në një kuptim edhe zhvillimet brenda PD mund të jenë interesante për ta favorizuar hipotezën e zgjedhjeve të parakohshme. Me ardhjen e z. Basha në krye të PD legale.”, shtoi ai.

Të fundit

Kur një imazh bëhet më i fortë se një mijë fjalë

19 Gushti – Dita e Fotografisë Nga Leonard Veizi Në epokën e modernitetit të skajshëm, mbushur me tinguj, fjalë e zhurmë,...

Veshi bluzën e Bashkimit Sovjetik, Lavrov: Rubio më komplimentoi

Pak ditë më parë, zgjedhja stilistike e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov , pas mbërritjes së tij në Anchorage për takimin Trump-Putin në...

Pogradec, automjeti i policisë lëviz në sensin e kundërt

Policia e Korçës ka reaguar pasi një video që shfaqte një automjet të uniformave blu që lëvizte në sensin e kundërt të drejtimit në...

Putin propozoi të takohen në Moskë, ja përgjigja që dha Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë "JO" për propozimin e homologut rus, Vladimir Putin, që të takohen në Moskë. Putin e bëri këtë propozim gjatë...

Shtyhet data e raportit final nga ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit

Nota finale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jepet në muajin shtator. Burime zyrtare nga kjo organizatë i kishin deklaruar TV Kombëtar...

Lajme të tjera

Web TV