Koronavirusi/ Ç’po ndodh në Shqipëri? Ushtria del në rrugë-FOTO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë në rrugë ushtarët për të disiplinuar qytetarët që të ruajnë distancën nga njëri-tjetri në vendet publike, veçanërisht kur shkojnë në ushqimore, supermarkete, apo mbajnë radhë në banka, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas njoftimit të bërë publik nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka theksohet se “Në çdo supermarket dhe bankë në fashat e orareve 6.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 do të gjeni efektivë të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit për të mundësuar të gjithë bashkë, ju dhe ne, zbatimin E PADISKUTUESHËM  të rregullave të vendosura për këto ditë të vështira.”

Nga ana tjetër në rrugë ka dalë edhe policia për të monitoruar qytetarët që të ruajnë distancën kur dalin gjatë fashave orare të përcaktuar nga qeveria.

Njoftimi i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka:

?Në çdo supermarket dhe bankë në fashat e orareve 6.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 do të gjeni efektivë të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit për të mundësuar të gjithë bashkë, ju dhe ne, zbatimin E PADISKUTUESHËM  të rregullave të vendosura për këto ditë të vështira.

?Këta djem që shikoni në foto kanë lënë në shtëpi familjet e tyre e po bëjnë të pamundurën për t’ju mbrojtur në mënyrën më të mirë që ata dinë: DISIPLINIMIN.

?Ndiqni këshillat e specialistëve

?Respektoni oraret

?Mbani rradhën në supermarkete e banka

?Ruani distancën 2 metër nga njëri – tjetri

?Respektoni masat mbrojtëse në ambjentet publike

?Qëndroni në shtëpi me familjet tuaja

??Mirënjohje çdo efektivi të FA e Policisë së Shtetit në krye të detyrës.

Të fundit

Euro ‘gropë’, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e tjera

Sot, më 13 janar 2025, dollari amerikan blihet me 95 lekë dhe shitet me 96.4 lekë. Euro blihet me 97.7...

Me fushatën zgjedhore nisin edhe pritjet e qytetarëve për ndryshime

Nadije Ahmeti   Investimet, puna, arsimi... Këto pak fjalë mund të dëgjoheshin nga tri gra që ecnin në një shesh të zhurmshëm të Prishtinës, këtë fillim-janar....

Xhejms Xhois dhe “Uliksi” i pakapshëm i tij

Nga Leonard Veizi   I njohur për romanin që solli polemika të forta, "Uliksi", ai konsiderohet një nga shkrimtarët më me ndikim të shekullit XX. I përkiste...

Vota e Diasporës/ Bum regjistrimi për të votuar emigrantët më 11 Maj

Regjistrimi për votim nga diaspora ka nisur me një interes të lartë, duke arritur mbi 4100 aplikime vetëm 24 orë pas hapjes së procesit. Aplikimet...

Berisha sfidon Ramën, kërkon debat publik

Ish- kryeministri Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama më një debat publik. Ai i ka kërkuar që mos i premtoj shqiptarëve nga makina,...

Lajme të tjera

Web TV