Jeni gjithmonë të stresuar? Këto ushqime do ju ndihmojnë të qetësoheni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditët e sotme, është e vështirë të mos ndihemi të stresuar në një moment. Stresi është pjesë normale e jetës së përditshme. Për të lehtësuar simptomat e tij, duhet t’i kushtoni më tepër rëndësi ushqimit.

Ka disa ushqime që reduktojnë stresin dhe me siguri i keni në kuzhinë, ose në supermarketin aty pranë.

Kimchi (gatim korean; perime të kripura dhe të fermentuara) – përmban vitamina dhe minerale që janë të dobishme për aparatin tretës. Kur ndihemi të stresuar dhe të shqetësuar, shpesh mund të kemi dhimbje stomaku, ndaj ky ushqim ju lehtëson simptomat.

Vezët – përmbajnë choline, një lëndë ushqyese që rregullon funksionet trupore duke përfshirë komunikimin midis neuroneve dhe shëndetin e përgjithshëm të trurit.

Argjinaret – kanë përmbajtje të larta fibrash dhe prebiotikësh që ndihmojnë aparatin tretës. Gjithashtu kanë kalium dhe magnez, që ndikojnë pozitivisht për të reduktuar lodhjen dhe ju bëjnë të ndiheni më energjikë.

Tahini – (pastë e bërë nga farat e susamit) përmban aminoacid L-triptofan që ndihmon prodhimin e serotoninës, e cila ndikon te humori.

Patatet e ëmbla – janë një burim i pasur me lëndë ushqyese, të cilat mund të ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të kortizolit. Kortizoli është hormoni i stresit dhe rritet kur ndihemi nën presion. Patatet e ëmbla kanë gjithashtu vitaminë C dhe kalium dhe mund të na rregullojnë humorin.

Boronica – përmbajnë antioksidantë që përmirësojnë gjendjen emocionale tonën.

Të tjera: tërshërë, salmon, gocë deti, çokollatë e zezë, çaj kamomilim, çaj jeshil, lëng me xhenxhefil etj.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV