E kryer/ Franck Kessie transferohet tek Al-Ahli duke firmosur një kontratë 3-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë u përfol për një rikthim të Franck Kessie në Serie A, aty ku ka luajtur më parë me Atalantën dhe Milanin. Interi dhe Juventusi tentuan afrimin e mesfushorit të Barcelonës, por e ardhmja e tij quhet Arabia Saudite.

26-vjeçari nga Bregu i Fildishtë u transferua gjatë verës së vitit të kaluar si lojtar i lirë në “Camp Nou”. Pas përfundimit të kontratës me kuqezinjtë e Milanit. Por nuk ia doli të siguronte një post titullari fiks te skuadra e Xavit.

Kessie u aktivizua në 43 ndeshje gjatë edicionit të fundit me Barçën në të gjithë kompeticionet. Teksa vetëm 16 prej tyre i nisi nga minuta e parë.

Agjenti i lojtarit ka arritur marrëveshjen me sauditët e Al Ahly. 15 milionë euro do të përfitojnë kampionët e Spanjës nga shitja e Kessie në Arabinë Saudite.

Ndërkohë, futbollisti afrikan do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me klubin e ri, nga e cila do të përfitojë rreth 16 milionë euro në sezon.

Footmercato shkruan se Kessie do të zhvillojë test mjekësore në Paris, për të fluturuar më pas drejt Arabisë dhe për t’u prezantuar si lojtari më i ri i Al Ahly.

Të fundit

Protesta në Butrint, fermerët hedhin midhje gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Industria e midhjes në liqenin e Butrintit dhe zonën e Ksamilit po përballet me sfida serioze, ndërsa fermerët lokalë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen 204 mijë shqiptarë të diasporës, 250 mijë kërkesa

Edhe 3 ditë afat ka diaspora, deri më 4 mars, për tu regjistruar në sistemin e KQZ-së për të votuar për herë të parë...

Primaret në Sarandë, dorëhiqet një anëtar i PD-së, akuza për manipulime

Një anëtar i Partisë Demokratike në Sarandë, Ilir Mulla ka bërë publike dorëheqjen e tij nga partia, duke ngritur akuza të forta për manipulim...

“Gunga e Bizonit”/ Lakimi i shpinës, Mjekët: Qëndrimi mbi telefon po na deformon!

Telefoni po na deformon pa e kuptuar.  Qëndrimi me kokën përkulur mbi të  për një kohë të gjatë ka bërë që shumë persona të...

Razzie Awards 2025: Lista e plotë e “fituesve” për filmat më të këqij në kinema

Ndërsa Hollywood-i përgatitet për ndarjen e Oscar-ve, këtë të premte u shpallën Çmimet Razzie, që nderojnë më të këqinjtë në kinematografi. Filmi ‘Madame Web’ u...

Lajme të tjera

Web TV