Fuga, Ramës: Do të na mbajë me bukë turku? Çfarë turpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se nëse Shqipëria në situatën e koronavirusit do të kishte probleme ekonomike ka diçka të garantuar nga Turqia, ka reaguar akademiku Artan Fuga.

Përmes një komenti në Facebook, Fuga shprehet se shqiptari kurrë nuk ka lypur rrugëve, dhe se të na mbajë me bukë turku është turp, gabim dhe fyerje.

Madje profesori kritikon direkt Ramës se kur u tall me bujqësinë dhe mblodhi shqiptarët në beton, ky është kundërshtimi, betoni nuk mbillet thotë ai.

Ai bën apel që t’i vendoset gishti kokës dhe mos pritet që po u përmbyt bota bukën do ja japi turku Shqipërisë.

Komenti i plotë i Artan Fugës

Cfarë ?

Do të na ushqejë Turqia me bukë nëse do të kemi zi buke?

Kështu tha zoti kryeministër?

Do të na mbajë me bukë turku?

Cfarë turpi, gabimi, fyerjeje dhe poshtërimi? Cfarë iluzioni!

Jo se turqit janë të pamirë. Janë shumë të mirë!

Por shqiptari kurrë nuk ka lyp bukë rrugëve të botës me çanak.

Eshtë koha t’u kthehemi mbjelljeve të pranverës që të shijmë e mbledhim në vjeshtë!

Urgjent!

Sepse kur është tallur me bujqësinë, mbjelljet, korrjet, shirjet, duke mbledhur shqiptarët në beton, kulla mijrakatëshe, stadiume, sheshe me pllaka, sigurisht kundërshtimi ky ka qenë!

Do të ngordhim për bukë!

Për një çap bukë!

Betoni nuk mbillet, në katin e pesëdhjeteshtatë nuk mbillet, në fushë aerodromi nuk mbillet,

Dikur budallalliku që malet t’i kthenim në fusha, tani budalliku që fushat i kthyem në zona të betonuara urbane!

Ka ardhur koha e gishtit, pra e gishtit të vendosur në kokë, në mendje!

Me bukën e “turkut”, sado dashamirës që është, vështirë se do bëjmë duvanë e “kaurrit” !

Lexo edhe :  “20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë

Mos presim duke thënë : Po u përmbys bota… bukën do të na e japi Stalini… më falni turku!

Të fundit

Krerët e shtetit, dueli fatal mes Aaron Burr dhe Alexander Hamilton

11 korrik 1804 Më 11 korrik 1804, ndodhi një nga episodet më dramatike dhe të përfolura të historisë politike amerikane:...

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv ku foli për vuajtjen e...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

Lajme të tjera

Web TV