Juristi parashikon “furtunë” arrestimesh: Europol po heton zyrtarë shqiptarë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë se rreth 30% e përdoruesve të aplikacionit SKY, tashmë i shpallur i paligjshëm, janë shqiptarë.

Ai tha se  mes përdoruesve 8000 prej tyre janë shqiptarë të cilët qëndrojnë në Shqipëri e prej tyre rreth 1000 diskutohet të jenë zyrtarë të lartë.

Spahiu tha se Europoli ka ngritur grupe të veçanta hetimi në Shqipëri dhe se mund të kemi arrestime të zyrtarëve që e kanë përdorur këtë aplikacion.

“Aplikacioni SKY është një lloj rrjeti komunikimi i cili është konsideruar shumë i besueshëm.  Përdoruesit e SKy kanë përdorur aparate celular të vlerës afro 2000 euro dhe kanë pasur një abonim deri në 1200 euro të cilët siguronin një lloj sigurie në komunikimin e tyre.

Është e çuditshme që pas anglishtes, shqipja është gjuha e dytë në përdorim. Rreth 30% e përdoruesve janë shqiptarë. 8000 janë përdorues direkt në Shqipëri, nga këta afro 1000 subjekte dyshohet se janë zyrtarë. Pra aty mund të kemi nivele deputetësh, ministrash, shefa policie, gjyqtarë, prokuror, doganier, avokat, ekspert, kontrollues, ushtarak.

Kjo nuk do të thotë se 100% e tyre kanë kryer vepra penale. Europoli ka ngritur grupe të veçanta hetuesish, ka një grup që po heton në Shqipëri për faktin se edhe vetë numri i lartë i përdoruesve është nga Shqipëria”,-tha juristi Spahiu.

Të fundit

Çfarë po ndodh me Justin Bieber?Ylli i muzikës nuk njihet nga fansat 

Balluket e flokëve të Justin Bieber ishin një pjesë integrale e identitetit të tij kur ai fitoi një famë...

Merrnin deri në 500 euro për kalimin e emigrantëve të paligjshëm,dërgohen 8 policët

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1196 të vitit 2024 dërgon...

Kapen hajdutët e bizneseve dhe banesave, vihen në pranga dy të rinjtë në kryeqytet

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi kryenin vjedhje të banesave dhe subjekteve në kryeqytet. A.L., 35 vjeç dhe E.M.,...

A do të përfundojë lufta në Ukrainë? Donald Trump shprehet se dëshiron të takojë Putinin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi mbrëmjen e së premtes se dëshiron që të flasë me presidentin rus Vladimir Putin. “Unë mendoj se mund të...

NATO përgatit masa për të bllokuar planet e Trumpit për Groenlandën

Aleanca e Atlantikut të Veriut po shqyrton zgjerimin e pranisë së saj ushtarake në Arktik për të frenuar interesin e SHBA-ve për blerjen e...

Lajme të tjera

Web TV