Fluks në Kapshticë/ Emigrantët vijnë në Shqipëri për pushimet e verës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Java e dyte e gushtit nisi me radhë e pritje në pikat kufitare te vendit. Në Kapshticë në 24 orët e fundit hynë mbi 6 mijë e 500 persona.

Shumica e atyre që vijnë në Shqipëri këto ditë gushti janë emigrantë.

Thonë se vijnë për të vizituar të afërmit, për të pushuar, por edhe për të marrë pjesë në gezimet familjare.

Për të përballuar fluksin policia kufitare shqiptare po punon me 6 sportele, ndërsa pala greke po punon me 3 sportele. Krhasuar me vitet e shkuara pritjet nuk kanë qënë të gjata.

Numër të lartë udhëtarësh pati këtë të hënë edhe në pikën kufitare të Qafë-Thanës.

Aty prej nje jave janë hequr kontrollet e dyfishta dhe ka vetëm një sportel.

Përmes Qafë Thanës dhe Kapshticës përgjatë në tre ditët e fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 28 mijë persona ndërsa kanë dalë mbi 20 mijë të tjerë.

Të fundit

Erion Braçe ndan pamjet: Dikush po përndjek një mjeke, ku është policia?

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar publikisht një rast përndjekjeje ndaj një mjekeje dhe pacientëve të saj në Tiranë. Përmes...

Meta provon sërish në Apel: Nuk intimidoj dëshmitarë

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ritrokitur në Apelin e Posaçme me një kërkesë për lirim nga burgu, ku qëndron prej tetorit të vitit...

“Uli Hoeness fut hundët te Bayern, e ka bërë gjithmonë”

Legjenda e Bayern, Hermann Gerland, i cili ka punuar për dekada në role të ndryshme në klub, ka dhënë larg e larg një kritikë...

Sa para kanë dërguar emigrantët e Kosovës për familjet? Zbulohet shifra

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Shkodër/ Muzikë me zë të lartë, lokali gjobitet me 200 mijë lekë

Ankesa e qytetarëve për ndotjen akustike çon drejt ndëshkimit administratorin e një lokali në Shkodër. Burime zyrtare nga policia vendore bënë sot me dije se...

Lajme të tjera

Web TV