Tetë zakone që i shtojnë dy dekada jetës sonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tetë zakone të shëndetshme mund të ndihmojnë në zgjatjen e jetës nëse njerëzit i adoptojnë ato në moshën e mesme, sipas një studimi të paraqitur në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Dietologjisë, Nutrition 2023 në Boston.

Aktiviteti fizik, shmangia e opioideve dhe cigareve, menaxhimi i stresit, ushqimi i mirë, konsumimi jo i rregullt i alkoolit, gjumi me cilësi të mirë dhe marrëdhëniet pozitive sociale janë çelësat për rritjen e jetëgjatësisë.

Studimi përdori të dhëna nga të dhënat mjekësore për më shumë se 700,000 persona të moshës 40-99 vjeç në SHBA. Të dhënat janë mbledhur në periudhën 2011-2019.

Sipas rezultateve, meshkujt që kanë ushtruar të tetë këto zakone deri në moshën 40-vjeçare parashikohet të jetojnë mesatarisht 24 vjet më shumë se meshkujt që nuk kanë asnjë nga këto zakone. Për gratë, këta tetë faktorë në moshën e mesme u shoqëruan me 21 vite shtesë të jetës në krahasim me gratë që nuk kishin asnjë nga këto zakone.

Në mënyrë të veçantë, aktiviteti i ulët fizik, përdorimi i opioideve dhe pirja e duhanit kishin ndikimin më të madh në jetëgjatësinë dhe u shoqëruan me një rrezik afërsisht 30-45% më të lartë të vdekjes gjatë periudhës së studimit. Stresi, konsumimi i tepruar i alkoolit, dieta e dobët dhe cilësia e dobët e gjumit shoqërohen me një rritje prej rreth 20% të rrezikut të vdekjes, ndërsa mungesa e marrëdhënieve pozitive sociale shoqërohet me një rritje prej 5% të rrezikut të vdekjes.

Sipas studiuesve, gjetjet theksojnë rolin e stilit të jetesës në sëmundjet kronike si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës që çojnë në paaftësi të parakohshme dhe vdekje.

Përshtatja e më shumë faktorëve të mënyrës së jetesës së shëndetshme në një moshë më të re (rreth moshës 40 vjeç) lidhet me përfitimet më të mëdha në jetëgjatësi./ S.M

Të fundit

Durrës, turistja e huaj mbytet në det

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit, ku një turiste ka...

Rama: Shqipëria mbështet vendimin e Trump, Irani ka përdorur retorikë apokaliptike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore në territorin iranian, duke shprehur mbështetje të plotë...

Dorëheqja e Berishës, një çështje e respektit për ligjin e PD-së

Preç Zogaj Zbatimi i nenit* të dorëheqjes pa kushte të kryetarit kur partia humbet zgjedhjet është pikësëpari një çështje e respektit të kryetarit për ligjin...

Inter-Napoli, nis gara për sulmuesin që kushton 78 mln euro!

"Gazzetta Dello Sport" raporton se Inter dhe Napoli janë në konkurrencë të fortë për të rikthyer në Serie A, sulmuesin danez, Rasums Højlund, i...

Si e pëson ekonomia e Shqipërisë nga konflikti Izrael-Iran-SHBA

Nga nafta e drithi, te energjia elektrike apo lëndët e para për industrinë, bashkë me anulimin e kontratave në turizëm... përshkallëzimi i konfliktit mes...

Lajme të tjera

Web TV