Balla takim me ambasadorin gjerman:Trajnimi i Policisë Rrugore sipas standardeve gjermane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim me ambasadorin e ri gjerman në Tiranë Karl Bergner.

Gjatë takimit Balla dhe Bergner diskutuan lidhur me mundësinë për krijimin e mekanizmave të rinj për promovimin e njerëzve me integritet të lartë moral dhe profesional, ku sipas Ballës ekspertiza gjermane në këtë drejtim do të jetë mjaft e rëndësishme.

Gjatë takimit ministri Balla theksoi se një ndër sektorët prioritarë për Shqipërinë është rifreskimi, trajnimi dhe modernizimi sipas standardeve gjermane i policisë së qarkullimit rrugor.

“Do të vazhdojmë të kryejmë operacione të përbashkëta hetimore në luftën kundër veprave penale për narkotikët, trafiqet e paligjshme, pastrim parash, krimin ekonomik e financiar, krimin kompjuterik.

Task-Forca e përhershme mes dy policive tona “Anti-Skifter” do të vijojë të japë rezultate në goditjen e elementëve keqbërës, me çeljen dhe ndjekjen e procedimeve penale paralele”, thekson Balla.

Postimi i ministrit Balla:

 

 

🇦🇱🤝🇩🇪 Mirëprita në një takim Ambasadorin e ri gjerman në Tiranë Karl Bergner. Ndërsa brenda strukturës së Policisë së Shtetit po synojmë të krijojmë mekanizma të rinj për promovimin e njerëzve me integritet të lartë moral dhe profesional, ekspertiza gjermane në këtë drejtim do të jetë mjaft e rëndësishme.

Një ndër sektorët prioritarë për ne është rifreskimi, trajnimi dhe modernizimi sipas standardeve gjermane i policisë së qarkullimit rrugor. Do të vazhdojmë të kryejmë operacione të përbashkëta hetimore në luftën kundër veprave penale për narkotikët, trafiqet e paligjshme, pastrim parash, krimin ekonomik e financiar, krimin kompjuterik. Task-Forca e përhershme mes dy policive tona “Anti-Skifter” do të vijojë të japë rezultate në goditjen e elementëve keqbërës, me çeljen dhe ndjekjen e procedimeve penale paralele. / S.M

foto galeri foto galeri

 

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV