Mos vishni asnjëherë pantallona të shkurtra në avion, këto janë arsyet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në valixhen tuaj të pushimeve verore, vendosni sa më shumë pantallona të shkurtra, por kini kujdes, mos vishni asnjë prej tyre nëse mënyra juaj e transportit është avioni!

Kjo pasi edhe pse kjo veshje e veçantë është një zgjedhje e lehtë dhe komode për udhëtim, megjithatë është më e keqja për sa i përket higjienës.

Sipas asaj që zbulon një anëtar i ekuipazhit, pasagjerët që zgjedhin këtë lloj veshjeje janë gati për të marrë mikrobet.

Duke iu drejtuar njësoj mikrobiofobëve dhe jobiofobëve, Tommy Cimato nga Arizona, SHBA, zbuloi përmes llogarisë së tij personale në Tik Tok arsyet pse duhet t’i shmangim ato sa më parë.

Sipas tij, duke veshur pantallona të shkurtra, ju po e vini trupin në kontakt me bakteret që janë të shpërndara dhe të shumta në aeroplan.

Në fakt, vendet ku mikroorganizmat festojnë fjalë për fjalë janë dritaret e avionëve ku shumë pasagjerë mbështesin kokën për një gjumë freskues gjatë fluturimit.

“Mos bini në gjumë dhe mos e mbështetni kokën në dritare.  Nuk je i vetmi që e ke pasur këtë frymëzim dhe sigurisht nuk e di se sa udhëtarë kanë vendosur duart apo çfarëdo tjetër në sipërfaqen e dritares”, shpjegon ai.

Për sa i përket pantallonave të shkurtra, ai vëren: “Është njësoj si me xhamat, nuk e dini sa te pastra janë sediljet …”.

Shumë njerëz të ndryshëm ulen në sediljet e avionëve gjatë udhëtimeve, kështu që pantallonat e shkurtra e lënë lëkurën tuaj të ekspozuar ndaj bakteeve, qelizave të vdekura dhe qimeve të atyre që kanë ardhur më parë.

Rrjedhimisht, duke veshur pantallona të gjata apo një fustan, do të shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me mikrobet./ S.M

Lexo edhe :  Mazda 6e arrin në Evropë, çmime tronditëse krahasuar me Kinën

Të fundit

“Je ku**ë, majmune”/ Vajzat kapen prej flokësh për një vend parkimi (VIDEO)

Një sherr i ashpër ku u përfshinë një 45-vjeçare Andrea Dumitru nga Rumania, vajza e saj 21-vjeçare Sabrina Starman...

Njoftimi i rëndësishëm, ja si lëshohen faturat nga prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë

Administrata Tatimore njoftoi më datë 7 korrik tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, me shumicë dhe pakicë, se më...

E rrallë/ Zbuloi se ishte shtatzënë vetëm 17 orë para lindjes

Një grua 20-vjeçare, Charlotte Summers, ndau përvojën e saj të papritur të lindjes vetëm 17 orë pasi zbuloi se ishte shtatzënë për shkak të...

Donin të digjnin mbeturinat, flakët u përhapën në pyje. Procedohen tre qytetarë në Fier

Tre persona janë proceduar penalisht nga policia në qarkun e Fierit, pasi dyshohen se kanë nisur zjarret që prej disa ditësh kanë pushtuar zonën. Bëhet...

Punonjësit e Policisë së Vlorës dhurojnë gjak për fëmijët e prekur nga Talasemia

Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të komisariateve në varësi iu bashkuan nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, duke dhuruar gjak për...

Lajme të tjera

Web TV