Hakerat vjedhin Facebook-un e Bashkisë, postojnë foto dhe video me pullë të kuqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profili institucional në Facebook i Bahskisë së Bacoli-t, një lokalitet i njohur bregdetar në periferi të Napolit, ka përfunduar në duart e hakerave.

Në faqen sociale vërshuan postime me foto dhe video të nxehta me vajza me origjinë aziatike, gjë që shkaktoi shumë komente të përdoruesve.

Kryebashkiaku Giosi Gerardo reagoi ashpër dhe u bëri thirrje përdoruesve që të mos klikojnë në to, pasi mund të transmetojnë viruse.

“Është e patolerueshme, teknikët po punojnë për të rikthyer normalitetin. Qëllimi është që problemi të zgjidhet sa më shpejt. Mos klikoni mbi ato postime, mund t’ju transmetojnë viruse në kompjuterët, celularët dhe tabletët tuaj. Kam raportuar prej ditësh për sulmet sociale që nuk janë më kundër meje, kundër kryetarit, kundër administratës. Por në mënyrë të pabesueshme ndaj institucionit bashkiak. Kundër qytetit, kundër Bashkisë, kundër Bacoli-t. Një opozitë e vendit. Është e patolerueshme, e padurueshme. Gjithsesi ne përgjigjemi gjithmonë njësoj. Me punë, duke bërë detyrën. Dhe me buzëqeshje. Do të raportojmë ngjarjen e rëndë në polici. Së bashku askush nuk do të na ndalojë”, theksoi ai./S.M

Të fundit

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria i nxjerr me emër e figurë

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, më herët këtë të dielë,...

Dhunimi i kamarierit në Vlorë, flet vëllai i policit: Nuk e qëlloi Ardiani!

Vëllai i policit të përfshirë në incidentin e dy dite më parë, ku u dhunua një kamerier 18-vjeçar në Vlorë, thotë se personi që...

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Mali...

Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

Dita e sotme ka nisur e freskët dhe e gjithë kjo javë do të jetë më e freskët se java që lamë pas. Këtë...

Bulmeti në Shqipëri, 31.5 % më shtrenjtë sesa në BE!

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe...

Lajme të tjera

Web TV