Shërbimet në e-albania do të bëhen me pagesë?/ Eksperti jep alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti Fatmir Gjoni, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë një lajm aspak të mirë për shqiptarët. Sipas tij, shërbimet në e-albania do të bëhen me pagesë, dhe duke marrë parasysh 2.8 milionë përdorues që AKSHI raporton se ka, i bie që në arkën e shtetit të hyjnë 130 milionë euro në vit.

Postimi:

A më duket mua apo e-albania, shërbimet që deri më tani ishin falas, ka filluar t’i bëjë me pagesë.

Dhe nga informacioni që mora në mënyrë shoqërore më thanë që ky është vetëm fillimi, sepse shërbimet onlinë me pagesë vetëm do shtohen. Dhe për shkak se nuk do kesh mundësi kontakti në formë tjetër (as me telefon, as fizikisht), e as formë tjetër proçedimi, do jesh i detyruar t’i paguash çfarëdo që të kërkojnë. Dhe tarifa fikse aktuale është 4800 lekë në vit për cdo shërbim me pagesë panvarësisht nga numri i përdorimit. Që nëse e-albania bëhet me këtë pagesë për 2.8 milion përdorues që AKSHI raporton që ka sot, i bie që shteti dhe nënkotraktorët e tij vetëm me këtë të përfitojnë rreth 130 milion euro vit për vit. Por pritet të shtohen modalitete e procese të tjera që do e shumëfishojnë këtë shifër. Njësoj si taksat e naftës. Për momentin kanë shpikur certificatën elektronike (4800 leke), pastaj autencitetin e firmës elektronike (4800 lekë të tjera shtesë), pastaj autencitetin e lokacionit, pastaj pagesën për sigurinë kibernetike, etj, etj, që do mund ju pjellë mendja e tyre e ndritur.

Mesa duket e-albania shërbeu si karrem për të futur gjithë shqiptarët në një vathë dhe pastaj t’i qethë e ti rruajë duke rritur koston e shërbimeve vit për vit. Njësoj si këto abonimet e famshme shqiptare por me një ndryshim, që e-albania është e detyrueshme, është “monopol” dhe po nuk e pagove nuk ke ku shkon.

Lexo edhe :  Punëtorët të pambrojtur, CEO i SIGAL: Sigurimi shpëton familjet nga pasojat financiare

Fola, sepse mesa shoh në këtë vend nuk ka ngelur kush as të flasë e as të ngre zërin. Nejse …

Shënim: Dhe si për t’u tallur edhe pak më shumë AKSHI nuk ka numër telefoni për të dhënë shpjegime. Dmth numrin që reklamon institucioni del që është jashtë shërbimi.

Të fundit

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë...

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri i presidentit amerikan vjen pasi...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

Lajme të tjera

Web TV