Kjo është arsyeja pse foshnjës nuk duhet t’i jepet kurrë mjaltë në vitin e parë të jetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëzit kanë konsumuar mjaltë për mijëra vjet. Konsiderohet si një nga ushqimet natyrale më fisnike dhe përfitimet e tij janë të shumta dhe të njohura. Nga Egjipti i lashtë e deri në ditët e sotme, mjalti ka qenë gjithmonë një përbërës kyç në shumë receta, duke ofruar lëndë ushqyese dhe ëmbëlsi natyrale.

Por, mjalti mund të përmbajë bakterin Clostridium botulinum, përhapja e të cilit në sistemin tretës të të porsalindurit ende të papjekur mund të shkaktojë çlirimin e toksinave të rrezikshme, përgjegjëse për një sëmundje të njohur si botulizmi foshnjor. Shkenca ka treguar se mjalti është i rrezikshëm për të sapolindurit dhe se në asnjë rrethanë nuk duhet t’u jepet fëmijëve para vitit të parë të jetës. Arsyeja është shumë e thjeshtë: flora e zorrëve të të porsalindurve nuk ka arritur ende pjekurinë, prandaj sporet e këtij bakteri mund të shumohen në zorrët e tyre; këto çlirojnë toksina botulinike, të konsideruara ndër substancat më vdekjeprurëse.

Botulizmi i foshnjave ndikon në sistemin nervor, kështu që mund të shfaqet me një gamë të gjerë simptomash. Të parat shfaqen 12-24 orë pas hyrjes së bakterit. Më të shpeshtat janë:

Frymëmarrje e ngadaltë ose vështirësi në frymëmarrje

Kapsllëk

Dobësi e përgjithësuar

Letargji

Reduktimi i refleksit të gojës

Shikim i dyfishtë ose i paqartë

Gojë e thatë

Kapakë të rëndë

Flakciditet i përgjithshëm

Ushqyerja e ngadaltë

Në raste ekstreme: paralizë e trupit, krahëve dhe këmbëve ose bllokim të sistemit të frymëmarrjes.

Ndërsa pas një viti, mbrojtja natyrale e fëmijës është zhvilluar mjaftueshëm në mënyrë që të parandalojë përhapjen e këtij bakteri./E.Ç

Të fundit

Plas grushti në AF Elbasani-Pogradeci, futbolli shqiptar s’ka paqe as në miqësore

Edhe pse vetëm një miqësore, ndeshja e përfunduar pak çaste më parë mes Elbasanit dhe Pogradecit në 'Elbasan Arena'...

Slloveni, qytetarët votojnë pro eutanazisë (pacienti vendos vdekjen)

Sllovenia legalizoi vdekjen e asistuar të hënën pas një referendumi, në të cilin shumica e votuesve votuan pro. Parlamenti slloven miratoi ligjin me...

Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Lezhës. Burime për mediat bëjnë me dije se në lagjen “Gurra”...

33.5 mld lekë tepër në arkën e shtetit! Ministria e Financave shpjegon shifrat

Nga taksat dhe tatimet, buxheti i shtetit ka siguruar në gjysmën e parë të vitit 366 miliardë lekë, ose 3.7 miliardë euro të ardhura. 22.8...

Hapësirat publike, Bashkia Tiranë: 20 mijë m² u rikthehen qytetarëve

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë po jep rezultatet e para konkrete. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake kanë ndërmarrë...

Lajme të tjera

Web TV