Koronvirusi/Britanikët derdhen pabeve, s’pyesin për urdhrat e qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“The Sun”/Pas deklaratës së kryeministrit britanik Boris Xhonson, se të gjitha pabet dhe baret do të mbyllen për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, britanikët u derdhën mbrëmjen e djeshme në të gjitha pabet dhe baret e vendit, duke mos respektuar kështu thirrjen e bërë nga autoritetet.

Kryeministri bëri një njoftim të jashtëzakonshëm, kur tha se do të mbyllen të gjitha baret dhe restorantet, duke nxitur tek mijëra qytetarë të kapluar nga paniku të derdheshin rrugëve të qytetit për të blerë alkool.

Kinematë, qendrat e argëtimit dhe kafenetë, do të mbyllen në të gjithë Britaninë, në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar jetën e britanikëve, ndërsa numri i të vdekurve në Britaninë e Madhe ka shkuar në 177. Restorantet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura, ndërsa  supermarketet  do të mbeten të hapura.Gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp, kryeministri Boris Xhonson deklaroi:”Pak nga pak, ditë pas dite, sjellja, vetëpërmbajtja dhe sakrifica juaj, do ta vendosë vendin në një pozitë më të mirë dhe më të fortë, nga ku do të jemi në gjendje që të mbrojmë mijëra jetë, njerëz të të gjitha moshave, njerëz që nuk meritojnë të vdesin tani”.

“Ne do t’a mposhtim këtë sëmundje me një përpjekje të madhe kombëtare, për të ngadalësuar përhapjen duke zvogëluar kontaktin social. Këto janë vende ku njerëzit mblidhen, por tani për tani ne duhet t’i mbajmë njerëzit larg njëri-tjetrit”- u shpreh Xhonson për britanikët.

Një ditë përpara se këto masat të hyjnë në fuqi, britanikët u derdhën për herë të fundit nëpër pabe për të rrëkëllyer pijet e tyre të preferuara, përpara pabet dhe baret të mbyllen. Njoftimi për mbylljen e pabeve dhe bareve, bëri që raftet e supermarketeve me birra dhe verë të zbrazeshin shumë shpejt.

Lexo edhe :  Lufta në Gaza/ Hamas refuzon marrëveshjen për planin e armëpushimit!

Qeveria britanike ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, çka i jep asaj të drejtën të bllokojë çdo veprimtari të organizuar apo “tubim” – duke filluar nga grumbullimet në pabe, baret dhe restorante. Kryeministri britanik, sqaroi se kjo situatë do të rishikohej muaj pas muaji./S.T/

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV