Ish-kancelari austriak nën hetim/ Kurz akuzohet për dhënie të dëshmisë së rremë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kancelari austriak Sebastian Kurc është akuzuar për bërjen e deklaratave të rreme në një komision parlamentar që po hetonte mbi një skandal korrupsioni që çoi në rrëzimin e qeverisë së tij në vitin 2019.

Sipas të dhënave të fundit, prokurori i çështjes ka dorëzuar një padi ndaj Kurc dhe dy ish-bashkëpunëtorëve të tij në Gjykatën e Vjenës dhe ish-lideri austriak do të paraqitet përpara togave të zeza më 18 tetor.

Hetimi parlamentar nisi në vitin 2021, kur Kurc ishte ende në detyrë, dhe kishte në fokus një video ku shfaqej zëvendësi i tij Hajnc Kristian Shtrahe teksa i ofronte favore një investitori rus.

Publikimi i videos në vitin 2019 bëri që koalicioni qeverisës që Kurc kishte formuar me partinë e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë, të rrëzohej.

Dëshminë e rremë Kurc e dha lidhur me rolin e tij në krijimin e një kompanie, që administronte rolin e shtetit në sipërmarrjet private.

Një krim i tillë rrezikon të ndëshkohet me të paktën 3 vjet burg në Austri.

Nga ana e tij, Kurz ka mohuar akuzat përmes një postimi në platformën online “X”, e njohur më parë si “Twitter”./E.T

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV