“The Times”: Vuçiç, Al Capone i Ballkanit, apo shpresa e vetme për pakt me Kosovën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

The Times” është mediat e radhës që fshikullon presidentin serb Aleksandër Vuçiç me një titull të fortë. Në Serbi, disa nga opinionet më të ashpra për Aleksandar Vuçiçin, presidentin e vendit, vijnë nga ata që e kanë njohur më gjatë.

“Ai është Al Capone që takon Vito Corleone”, tha Serdan Milivojeviç, një deputet i Partisë Demokratike të opozitës, i cili e njeh Vuçiçin për 30 vjet.

“Vuçiç nuk është patriot, as nacionalist dhe as demokrat, ai është i interesuar vetëm për pushtet të pakufizuar dhe të pakontrolluar”.

Megjithatë, ndërsa Vuçiç akuzohet nga kritikët për vrasjen e demokracisë serbe dhe bashkëpunimin me kriminelët, ai shihet gjithashtu shpesh nga të njëjtët skeptikë si e vetmja shpresë për stabilitet në Ballkan.

“Diplomatët amerikanë dhe europianë, të cilët e shohin atë si figurën e vetme që mund t’i bindë serbët të bashkëjetojnë me ish-krahinën e Kosovës, e duruan atë duke fyer Perëndimin, duke nxitur shovinizmin serb dhe duke u rehatuar me Presidentin Putin” shkruan gazeta.

Vuçiç gjithmonë ka refuzuar të njohë pavarësinë e Kosovës, duke këmbëngulur se ajo mbetet zemra e Serbisë dhe ka premtuar se do të mbrojë serbët etnikë që jetojnë atje.

Tensionet e zhurmshme shpërthyen këtë vit pas zgjedhjeve komunale në Kosovë, disa prej të cilave u bojkotuan nga serbët etnikë. Kur Kosova vendosi kryebashkiakë shqiptarë etnikë, shpërthyen telashet dhe paqeruajtësit e OKB-së u vendosën [në atë zonë].

Protestat kanë rezultuar sfida më e madhe për Vuçiçin, i cili filloi politikën në vitet 1990 si ministër nën Slobodan Millosheviçin, lideri serb i gjykuar më vonë për krime lufte pas luftërave ballkanike që shpërbënë Jugosllavinë. Millosheviç vdiq në qelinë e tij në vitin 2006 ndërsa ishte në gjyq në Hagë. Vuçiç nuk iu përgjigj kërkesës së “The Times” për intervistë.

Të fundit

Kontrata e lobimit të PD, ekspertët analizojnë marrëveshjen me kompaninë amerikane

Kontrata e lobimit të PD për pastrimin e emrit të kryedemokratit, Sali Berisha në Departamentin Amerikan të Shtetit, në...

Studimi, plastika në shtëpi lidhet me mijëra vdekje globale nga sëmundjet e zemrës

Kimikatet sintetike të quajtura ftalate të cilat gjenden në produktet e konsumit si enët e ruajtjes së ushqimit, shampoja, grimi, parfumi dhe lodrat e...

Rekord! 10 mijë emigrantë kalojnë kanalin drejt Britanisë me varka të vogla brenda vitit

Më shumë se 10 mijë emigrantë kanë mbërritur në Britani këtë vit duke kaluar Kanalin Anglez në varka të vogla. Pas mbërritjes së 473...

30-vjeçari shqiptar me të ëmën trafikonin kokainë në Rodos! Vlera, 88 mijë euro

Një 30 -vjeçar shqiptar, u arrestua së bashku me nënën e tij për trafik kokaine në Rodos të Greqisë. Pas arrestimit, i ...

Kreshnik Spahiu: Partitë e reja marrin mandat vetëm në Tiranë, kam një këshillë…

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se partitë e reja janë gjëja më interesante që po i ndodh fushatës elektorale të 11 majit. Por ato kanë...

Lajme të tjera

Web TV