Basha bën llogaritë e qeverisë: Ka 260 mln euro për të përballuar 3 muaj krizën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka theksuar se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka në buxhetin e shtetit 260 milionë lekë për të përballuar 3 muaj krizën pa asnjë dhimbje.

Duke folur në intervistën për Nova Media, kryedemokrati theksoi se “Ekspertët tanë kanë bërë një analizë të buxhetit të shtetit 2020 dhe kanë evidentuar një shumë prej 260 milionë eurosh, e cila është menjëherë e rialokueshme. Këto janë 120 milionë euro, të cilat kjo qeveria dhe kryeministri i kanë ndarë për ato 10 oligarkë, 12 kontrata konçesionesh e PPP. Jane afro 140 milionë të tjera të ndara në dy kategori kryesore që janë investime dhe shpenzime operative, shpenzime luksi, karburanti etj” theksoi Basha.

Pyetje: A ka para buxheti i shtetit?

Lulzim Basha: Ekspertët tanë kanë bërë një analizë të buxhetit të shtetit 2020 dhe kanë evidentuar një shumë prej 260 milionë eurosh, e cila është menjëherë e rialokueshme. Këto janë 120 milionë euro, të cilat kjo qeveria dhe kryeministri i kanë ndarë për ato 10 oligarkë, 12 kontrata konçesionesh e PPP. Jane afro 140 milionë të tjera të ndara në dy kategori kryesore që janë investime dhe shpenzime operative, shpenzime luksi, karburanti etj. Pra kemi një analizë të buxhetit, kemi të paktën 260 milionë euro, të cilat pa asnjë dhimbje për askënd  në vend që të shkojnë të drejtime në pak njerëz, të shkojnë tek shëndetësia, të shkojnë tek shtresat në nevojë, tek njerëzit e mbetur pa shtëpi nga tërmeti, tek njerëzit pa mundësi ekonomike, tek ata që hanë një herë në ditë, tek 50% e popullsisë që mezi mbyll njëherë muajin dhe natyrisht të shkojnë në ndihmë të biznesit dhe ekonomisë. Nëse kriza sjell një kolaps ekonomik, shqiptarët  masivisht do t’a ndjejnë këtë, do t’a ndjejë çdokush pavarësisht prej rrethanave ekonomike do të ndjejë krizën ekonomike. Pra po, kemi bërë një analizë. Kemi të paktën sot në dispozicion, në qoftë se ka mirë menaxhim, nëse ka transparencë, në qoftë se ka me te vërtetë një vullnet për t’i shërbyer gjithë shqiptarëve jo vetëm një grushti shqiptarësh, 260 milionë euro janë sot ne dispozicion të qeverisë për të marrë masa.

Lexo edhe :  Biden kërkon amendament kushtetues për t’i dhënë fund imunitetit presidencial

Pyetje: Për sa kohë mund të dalin ato?

Lulzim Basha: Në vlerësimin tonë kjo masë do të ishte e mjaftueshme për të menaxhuar të paktën 3 muajt e ardhshëm në të tre frontet, edhe në frontin e shëndetësisë, edhe ne frontin e ndihmave për njerëzit në pamundësi dhe në nevojë edhe në frontin e injeksioneve për ekonominë, frymëmarrjes për ekonominë.

Të fundit

Donald Trump betohet si president i 47-të i SHBA

Donald Trump është betuar si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump tha se betohet se do...

LAJM I FUNDIT/ JD Vance betohet si Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

JD Vance është betuar në ambientet e Kapitolit në Uashington për marrjen e detyrës si zëvendës President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mbahet mbledhja e parë e grupit të PS për 2025 pa prezencën e Ramës, zbardhen diskutimet

Mbledhja e parë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për këtë vit është zhvilluar këtë të hënë pa prezencën e kryeministrit Edi Rama. Pavarësisht se...

Çfarë do të bëjë Trump pasi të marrë detyrën?

Presidenti i zgjedhur Donald Tramp sapo ka mbërritur në Capitol, por pas betimit ai ka planifikuar një sërë urdhrash ekzekutivë që do të hyjnë...

Betimi i Trump/ Bush, Clinton dhe Obama marrin pjesë në ceremoni

Disa nga ish-Presidentët e SHBA janë bashkuar në Kapitol për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 47-të të SHBA-ve, Donald...

Lajme të tjera

Web TV