Pse mungesa e hekurit ndikon në rënien e flokëve, ja çfarë të bëni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hekuri është shumë i rëndësishëm për rritjen e mirë të flokëve dhe shëndetin e tyre.

Njerëzit që përjetojnë humbje të flokëve, shpesh këshillohen dhe kryejnë analiza laboratorike për të verifikuar mungesën e hekurit.

Nuk është e pazakontë që këto analiza gjejnë që hekuri të jetë i ulët sidomos te femrat. Mungesa e hekurit është një nga arsyet kryesore të humbjes së flokëve, bashkë me depresionin dhe stresin.

Hekuri është veçanërisht i ulët te gratë pas lindjes së fëmijëve, por edhe më gjerësisht te njerëzit që nuk arrijnë të marrin shumë hekur në ushqimin e tyre.

Përveç menstruacioneve, ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë që gratë të shfaqin nivele të ulëta të hekurit.

Aktivitetet e forta fizike, madje edhe punët e rënda dhe të vështira, mund të sjellin dëmtime te disa shtresa të lukthit. Kjo mund të çojë në disa lloje të anemive ose humbje të hekurit.

Përveç kësaj, sëmundjet kronike mund të shkaktojnë që trupi juaj të mos arrijë të përthithë sasitë e duhura të hekurit.

Shumë femra shmangin mishin e kuq, i cili është burimi më i mirë i hekurit. Këshillohet të merrni dy racione prej 120 gramë mishi të kuq në javë për të trajtuar problemin me mungesën e hekurit. Kjo sasi e vogël duhet të jetë e mjaftueshme për të ruajtur nivelet e shëndetshme të hekurit.

Nëse nuk e përdorni mishin e kuq, mund të hani fasule, spinaq dhe perime të tjera të gjelbra me gjethe të errëta si burime hekuri. Megjithatë, hekuri i bimëve nuk përthithet plotësisht ndaj duhet të shoqërohet me limon pasi vitamina C ndihmon përthithjen e tij.

Gjithashtu mund të merrni suplemente hekuri. Ato zakonisht shkaktojnë kapsllëk, prandaj preferohen dozat e vogla me veprim të ngadaltë./E.Ç

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV