Domethënia e një zombi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Skënder Minxhozi

Lulzim Basha ka gjetur padashje një epitet që i shkon jo vetëm kundërshtarëve të tij brenda Foltores, por të gjithë kuadratit politik opozitar në tërësi. I ka quajtur “zombi” personat që i shkojnë pas Berishës, duke i akuzuar  se mburren me faktin që “janë shumë”. Kreu i PD zyrtare nënkupton se ata mund të jenë shumë, por enden rrugëve pa një qëllim, pa një objektiv në horizont. Thjesht për t’i zgjatur jetën shefit plak!

Partisë Demokratike të Sali Berishës, jo asaj të njëzet vjetëve më parë që mbushte sheshet, po kësaj që i kanë rënë patkonjt, mund t’i vendosësh sot të gjitha epitetet dhe sërish të jesh brenda realitetit. Ose absurdit, sipas rastit. Kryetari historik i partisë më të madhe opozitare erdhi e pushtoi me forcë zyrën e paraardhësit të tij, për të parë sesi binin njëra pas tjetrës Shkodra, Tropoja dhe Dibra. Një fatalitet që do të linte indiferent vetëm një tufë me “zombi”, siç i quan Basha demokratët e Foltores.

Fabula tragji-komike e një lideri politik si Berisha i tretë, i cili premton çdo ditë nga mikrofonat revolucionin përmbysës, dallgën blu etj, e pastaj mbledh letrat nga tavolina e shkon paqësisht në zyrën e tij, është prova therëse se ky formacion politik  ka vetëm të shkuar, por jo të ardhme.

Më pas vjen radha që simbolika e “zombit” politik të kalojë në filtër pjesën tjetër të opozitës. Dhe këtu nuk shpëton më as vetë krijuesi i metaforës, Lulzim Basha.

Prej javësh kryetari i vetëpezulluar i PD formale ka shfaqur planin për t’u rikthyer në krye të partisë me funksione të plota. Por sërish, gjatë këtij harku kohor, pasi ka dalë nga hija luksoze ku fshihej, Basha ka treguar edhe një herë se nuk di as të mësojë, as të ndryshojë.

Lexo edhe :  Ka një arsye pse në Shqipëri nuk ndodh rrotacioni politik

Takimet e tij të pilotuara nëpër lulishtet e qyteteve, afishojnë të njëjtin politikan zëpak dhe pa peshë. Vijon të na shfaqet si një zëvendës i përjetshëm i shefit të vjetër, pa na bindur edhe një herë tjetër se mund të aspirojë që të bëhet edhe ai vetë shef dikur. Një klon i kryetarit të opozitës që humbi pesë zgjedhje rresht, jo një ofertë sfiduese ndaj pushtetit të socialistëve.

Lulzim Basha është edhe një herë shumë vonë. Ai duhet të ishte hedhur me kohë në diskurin publik, e jo të shëtiste lulishteve nëpër qytete me bluzën jeshile që vërtet ka krijuar njëfarësoj marke dalluese për mediat, por jo për votuesin e thjeshtë.

Basha vijon të mbetet politikani zëpak që bëlbëzon kur Rama e Berisha kanë pushtuar rrjetin social dhe mediat elektronike, duke u përpjekur t’i mbulojnë rrudhat dhe konsumin me protagonizëm të përditshëm. Paradoksalisht politikani që ka më shumë nevojë të shihet e të dëgjohet, tani flet me heshtje, ose thotë ndonjë frazë rrëshqitazi në ndonjë vaki. Në këtë prizëm ai duket i kapur dorë për dore me Metën, megjithëse nuk i ka hallet e këtij të fundit.

Kreu i PD zyrtare vetëafishohet si njeri i amerikanëve, ndërkohë që amerikanët kanë treguar shpesh se nuk i kanë fort për zemër politikanët me pak vota dhe pak peshë politike. Ju duken edhe ata si zombi.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV