Qytetet e bukura europiane të përsosura për një udhëtim njëditor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Europa është një vend kaq i mrekullueshëm, për t’u vizituar, për të shijuar kulturat, ushqimin dhe historinë e pasur,” thotë Sofia Markovich, këshilltare udhëtimi në Travel + Leisure A-List.

“Është e lehtë të shkosh nëpër Europë, por çelësi për të përfituar nga diversiteti, është të zgjedhësh një rajon dhe të udhëtosh në të gjithë atë zonë.”

Siç sugjeron Markovich, është ide e mirë të planifikoni qëndrimin tuaj sipas rajonit – për shembull Europën Perëndimore, Lindore ose Jugore.

Markovich thotë se kjo “do t’i ofrojë një udhëtari, një mundësi për të vizituar disa vende në një udhëtim”, ose të paktën, të përjetojë disa nga qytetet më të mira të kontinentit.

Për të maksimizuar potencialin e udhëtimit njëditor të pushimeve tuaja të ardhshme europiane, Markovich sugjeron gjithashtu të merrni një shtëpi me qera, ose hotel, në një qytet të madh ku transporti publik është i zhvilluar.

Në fakt, është shumë e lehtë për të qarkulluar në Europë, falë mënyrave të ndryshme të transportit, nga autobusi te tragetet, dhe sigurisht me tren, mënyra më e shpejtë e udhëtimit në kontinent.

Të gjitha destinacionet e listuara më poshtë, janë udhëtime të përshtatshme, pa nevojën e makinave private apo me qira.

Por, ndoshta më e rëndësishmja, të gjitha qytetet e përfshira – pak prej të cilave marrin vëmendjen që meritojnë – u ofrojnë udhëtarëve të guximshëm, mundësinë për të pasur një përvojë të veçantë.

Më poshtë, renditen disa qytete, më pak të rëndësishme se kryeqytetet e famshme europiane, që ia vlen të vizitohen brenda ditës.

Nga Mynihu në Salzburg, Austri

I njohur si vendlindja e kompozitorit të famshëm Mozart, qyteti i Salzburgut shtrihet pikërisht në kufirin me Gjermaninë.

Një mishërim i arkitekturës baroke, pak ndërtesave moderne u është lejuar një vend në brendësi të qytetit, që do të thotë se sot, duket pothuajse identik si përpara 400 vjetëve.

Nga Berlini në Szczecin, Poloni

Si qyteti i shtatë më i madh i vendit, Szczecin shpesh e gjen veten nën hijen e disa prej destinacioneve më të njohura të Polonisë, si Varshava apo Krakova.

Lexo edhe :  Përse plakemi më shpejt në dimër? Kujdesi që duhet të tregoni në stinën e ftohtë

Megjithatë, ky qytet port (i vendosur pikërisht në kufirin Poloni-Gjermani), është po aq i dashur nga turistët gjermanë, sa është nga vendasit, kryesisht për bregun e mrekullueshëm të lumit dhe birrën dhe vodkën e prodhuar në vend.

Nga Parisi në Luksemburg, Luksemburg

Është një nga kryeqytetet më të vogla të Europës, në një nga vendet më të vogla të Europës.

Qyteti i Luksemburgut njihet si “Gjibraltari i Veriut”, për shkak të fortifikimeve dhe kështjellave të shumta mesjetare.

Pula, Kroaci

Një qytet antik plot me rrënoja romake, Pula po lulëzon ende, falë të njëjtave industri, që e vendosën atë në hartë mbi 2000 vjet më parë: verërat, peshkimi dhe aktivitete të kohës së lirë.

Nga Londra në Bruges, Belgjikë

Bruges është një qytet klasik mesjetar, i cili vjen i rrethuar me rrugë me kalldrëm, të kryqëzuara nga kanale dhe ngritur mbi kambanoren ikonë të Bruges.

Një nga sekretet më të bukura të Europës, qyteti është një vizitë e shkurtër e përsosur nga rrëmuja e Londrës.

Nga Vjena në Bratislavë, Sllovaki

Gjëja e mrekullueshme e Vjenës, është se sa afër ndodhet me shumë nga qytetet më të bukura të Europës – Praga, Budapesti dhe Mynihu – por, Bratislava mund të jetë fqinji më emocionues dhe më i përshtatshëm i Vjenës.

Kryeqyteti i Sllovakisë, Bratislava, është zemra kulturore e një prej vendeve më të nënvlerësuara në botë.

Nga Helsinki në Talin, Estoni

Talini, kryeqyteti i Estonisë, shtrihet në brigjet jugore të Gjirit të Finlandës. Megjithëse më pak i njohur se homologët e tij veriorë, Talini shpesh konsiderohet si një nga qytetet më të pasura me kulturë, më të zhvilluara dhe teknologjikisht më të avancuara në Europë.

Ndoshta jo destinacioni më i mirë, nëse po përpiqeni të largoheni nga i ftohti i madh i Finlandës, porTalini është sigurisht një vizitë e domosdoshme, për dashamirët e pjesëve veriore të kontinentit. / Travel+Leisure/ S.M

Të fundit

Zbulohet një mashtrim i ri që synon kompanitë e “Facebook”

Ekspertët e Kaspersky kanë zbuluar një mashtrim të ri phishing që synon kompanitë që promovojnë faqet e tyre në...

Rregulli i artë i blerjes së gjelit të detit

Jemi shumë pranë festave dhe amvisat kanë nisur furnizimin me ushqimet e nevojshme për të pasur një darkë të bollshme e të shëndetshme për...

Dielli ynë mund të ketë pasur dikur një binjak. Çfarë ndodhi me këtë vëlla yjor?

Shumë yje në galaktikën tonë ekzistojnë në çifte, por Dielli ynë është një përjashtim i dukshëm. Tani shkencëtarët po gjejnë të dhëna, se dikur...

Vranësira dhe ngrica në zonat malore/ Parashikimi i motit, 27 dhjetor 2024

Territori Shqiptar vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe...

Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Nga Eduard Zaloshnja Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor. Vendimi u njoftua më 24 Dhjetor. Padia ishte bërë për...

Lajme të tjera

Web TV