Koronavirusi/ Infektimi i mjekëve e infermierëve, Spahia: Qeveria e vonuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia e cilëson të vonuar me një muaj blerjen e pajisjeve mbrojtëse ndaj koronavirusit për mjekët e infermierët nga qeveria.

Përmes një postimi në “Facebook”, Spahia shprehet se opozita kërkoi masa që në fillim të shkurtit për të pajisur stafin mjekësor me pajisje mbrojtëse për të përballuar situatën nga koronavirusi, por qeveria u tall.

Ish-deputeti shton se ishte e papërgatitur dhe se infektimi i 9 mjekëve e infermierëve është pasojë e vendimeve të vonuara të kryeministrit Edi Rama.

Postimi i Bardh Spahisë:

Që në fillim të muajit Shkurt, Opozita dhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi që të merren menjëherë masa për të pajisur stafin mjekësor me pajisje mbrojtëse të domosdoshme, për të përballuar situatën e pritshme me koronavirus. Qeveria u tall, bëri propagandë dhe Edi Rama zotohej deri më 9 mars se Shqipëria nuk është e kërcënuar dhe se fundi i botës nuk po vinte, për shkak të “masave penguese” që kishte marrë qeveria!

Rasti i parë me COVID-19 u konfirmua në 9 mars. Vazhduam pa pushim, me përgjegjshmëri të plotë, të kërkojmë pajisje mbrojtëse për mjekët, të bindur se Shqipëria nuk ka luksin për të futur në karantinë mjekët, dhe se siguria e mjekëve dhe infermierëve, është mburoja e vetme midis qytetarëve dhe virusit. Ajo që u provua ishte se e vetmja masë mbrojtëse që kishte ofruar qeveria ishin 1.2 milion maskat e skaduara, të cilave me vetëdije u kishte mbuluar datën e skadencës.

Dokumenti më poshtë provon se shqetësimi ynë i gjithë këtyre ditëve ishte i drejtë dhe se qeveria e mori lehtë dhe u kap e papërgatitur nga situata e krijuar. Edi Rama bleu mjete mbrojtëse personale (edhe kjo blerje në sasi të pamjaftueshme) 1 muaj me vonesë dhe vetëm 12 ditë pas konfirmimeve të rasteve të para të të prekurve me COVID-19. Nuk dua të komentoj fare faktin se blerja është kryer me kontratë sekrete, apo thënë ndryshe pa garë, sepse Qeveria kështu ka vepruar në kohë normale, dhe jo më në këtë kohë emergjence, por sigurisht dua të shpreh indinjatën time për një vendim kaq të vonuar.

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

Mosmarrja e vendimeve të duhura, në kohën e duhur, është arsyeja e vërtetë pse Edi Rama po detyron qytetarët të mbajnë të gjithë peshën e sakrificës dhe prej ditësh ka vendosur të braktisë detyrën e Kryeministrit dhe të mbyllet në shtëpi. Është pasojë direkte e vendimeve të vonuara të Edi Ramës infektimi i 9 mjekëve/infermierëve dhe vetëkarantimi i dhjetëra të tjerëve.

Dua të përsërisë pa pushim: Qeveria të vendosë në dispozicion të shëndetësisë fondet e nevojshme, pajisjet e nevojshme, si dhe pa humbur kohë më shumë, të blejë në sasi të mjaftueshme edhe testet dhe materialet testuese për qytetarët./Fjala.al/

Të fundit

Barcelona nxjerr në shitje për 15 mln euro “zbulimin e sezonit”

Edhe pse ka bërë disa largime këtë merkato, Barcelona sërish e ka të nevojshme për të bërë largime të...

Policia operacion kundër zjarrvënësve në vend, arrestohen 12 persona

Gjatë 72 orëve të fundit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me zjarrfikëset dhe forcat e Ministrisë së Mbrojtjes, ka arrestuar dhe proceduar 12 shtetas...

Konflikti në Vlorë, reagon Rama: Jo vetëm pezullim nga detyra…

Pas lajmit për pezullimin nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit në Dibër, Adrian Isufi i cili u përfshi në një konflikt të...

Banorët e fshatit Plan harrohen nga shteti, s’kanë si shkojnë në shtëpi

Rruga që të çon në fshatin Plan të Shkodrës, është tejet e dëmtuar dhe tërësisht jashtë standardeve. Për çdo ditë personat që janë të detyruar...

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e re u shpall kampione e...

Lajme të tjera

Web TV