“Rënia e konsumit të energjisë elektrike”/Balluku: Do jetë synim dhe qëllim i punës tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku përmes një postimi në rrjetet sociale ka folur për rënien e konsumit të energjisë elektrike.

Sipas saj rënia e konsumit të energjisë është synim dhe qëllim i qeverisë që duhet vlerësuar. Kjo ka të bëjë me strategjinë e diversifikimit të burimeve energjitike.

Balluku shprehet optimiste për rezultatet e arritura deri më tani nga kjo strategji pasi Qeveria Shqiptare po jep mbështetje bizneseve dhe abonentëve familjarë.

Së dyti sipas saj duhet vlerësuar puna e palodhur e punonjësve të OSHEE-së që kanë ulur humbjet teknike dhe jo teknike në rrjetin e shpërndarjes.

Postimi:
Për ata që gjëmojnë lajmet e errëta edhe ku ka dritë plotë dhe aty ku ka arsye për të vlerësuar arritjet, pasi janë sakrifica të përbashkëta, të qytetarëve dhe të Qeverisë, dua të sqaroj opinionin publik që disinformohet rregullisht.
Rënia e konsumit të energjisë elektrike, ka qenë dhe do të jetë synim dhe qëllim i punës tonë, ndaj dhe kemi nisur prej kohësh të implementojmë strategjinë e diversifikimit të burimeve energjetike.
Gjithashtu politikat tona të efiçencës energjetike , kanë dhënë rezultatet e para.
Rënia e konsumit ka të bëjë me 2 fakte optimiste për vendin tonë me të cilat duhet të krenohemi:
• Mbi 120MWH të instaluara për vetë konsum nga biznese dhe abonentë familjarë. Mjafton të kujtojmë mbështetjen që Qeveria Shqiptare i jep secilit prej këtyre dy grupeve, nga panelet për ngrohjen e ujit dhe deri tek 500 kw e shkëmbimit.
Arsyeja e dytë është pa diskutim meritë e punës së palodhur të punonjësve të #OSHEE
• Ulje e humbjeve teknike dhe jo teknike në rrjetin e shpërndarjes.
Arritjet e targeteve duhen vlerësuar, sektorit duhet ti njihet progresi i jashtëzakonshëm dhe ne fjalët nuk na trembin pasi për ne flasin rezultatet.

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV