Kuvendi i PD-së/ Zekthi: Bardhi s’ka nevojë për ftesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fitim Zekthi ka dhënë qëndrimin e tij në lidhje me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së këtë të shtunë.

Zekthi tha se Kuvendi i PD-së do përpiqet që t’i japë formën strukturës së kësaj partie, duke mishëruar mishërohen vlerat serioze të një politike që e do vendin.

Sa i takon deputetëve krah Gazment Bardhit dhe atij vetë, Zekthi u shpreh se ky i fundit nuk ka nevojë për ftesë në Kuvendin e PD-së pasi është sekretari i kësaj force politike dhe është i ftuar vetvetiu edhe pse ka pikëpamje të ndryshme.

”Unë kam vlerësim për të gjithë deputetët, Bardhi, Tabaku, etj. Unë kam pikëpamjen time se ajo që ka bërë Bardhi është e palogjikshme, por kjo nuk e bën atë jo deputet të PD-së. Ai është i ftuar se sot është Sekretari i Partisë, nuk ka nevojë për ftesë. Ai duhet të mbrojë pikëpamjen e vetë dhe të kuptojë se nuk ecet para me inat”, u shpreh ai ndër të tjera./S.M

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV