Ja 3 PRIORITETET që shqiptarët shohin më me rëndësi si detyra të qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mundësitë më të mira për punësim janë fusha ku duhet të përqendrohet më së shumti qeveria shqiptare sipas një ankete që ka zhvilluar Barometri i Ballkanit për vitin 2022, kur i pyeti qytetarët në 6 vende  se çfarë konsideronin prioritare nga qeveritë e tyre për 12 muajt në vijim.

Pas krijimit të mundësive për punësim, rendi dhe siguria publike u rendit si fusha e dytë më prioritare për investime nga shqiptarët dhe infrastruktura rrugore e treta.

Anketa tregoi se shqiptarët dhe boshnjakët e konsideruan punësimin fushën më të rëndësishme ku duhet të përqendrohen politikat e qeverisë përkatësisht me 45 dhe 48%, ndërsa në vendet e tjera të Rajonit punësimi si prioritet është më pak i rëndësishëm.

Shqipëria dhe Bosnja kanë nivelet më të larta të emigrimit në Rajoni. Në Shqipëri anketat kanë gjetur se rreth 85 për qind e largimeve bëhen për arsye ekonomike dhe mundësi më të mira punësimi.

Siguria dhe mbrojtja nga krimi janë shqetësimi i dytë më madhor i shqiptarëve. 39 për qind e të anketuarve në vendin tonë besojnë se Shqipëria duhet të ketë prioritet kryesor rendin publik dhe luftën kundër krimit të Organizuar. Shqipëria kishte përqindjen më të lartë te anketuarve që rendisin rendin publik si prioritet kryesor nga qeveri për 12 muajt në vijim.

Në vendet e Rajonit  kjo përqindje është më e ulët pasi rreth 1 e treta e konsiderojnë prioritet rendin dhe sigurinë.

Gjithashtu 23 % te të anketuarve në Shqipëri  janë shprehur se në 12 muajt në vijim qeveria duhet të ketë prioritet investimet në infrastrukturën rrugore, në një përqindje mesatarisht të ngjashme me vendet e tjera të Ballkanit që e konsiderojnë ende të mangët infrastrukturën e transportit.

Lexo edhe :  INSTAT ngre alarmin: Mbi 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë

Studimet e mëparshme të institucioneve financiare ndërkombëtare kanë vlerësuar se Shqipëria ende ka një hendek infrastrukturor të paplotësuar me rreth 50 për qind. Edhe pse prej gati dy dekadash qeveritë shqiptare kanë përqendruar investimet publike në infrastrukturën e transportit vendi ende nuk ka një sistem efikas dhe e ka totalisht jo funksional transportin hekurudhor.

Kur vjen puna tek shërbimet e tjera publike si shërbimet e pastrimit dhe ato komunale shqiptarët janë më pak të shqetësuar se Rajoni./MONITOR /  S.M

Të fundit

Qeveria mbështetje financiare për uljen e konsumit të energjisë për banesat

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik një projekt vendim i cili synon rritjen e efiçencës...

Rrëfimi i aktores për vdekjen e Aleko Prodanit: Isha në skenë më të kur…

Aktorja e njohur, Zamira Kita teksa ka dhënë një intervistë, ka treguar një nga momentet kur ka përjetuar tmerr në mes të skenës. Ajo rrëfen...

Dëmtimi i ambasadës së Shqipërisë në Kiev, SHBA dënon sulmin me raketa të Rusisë

Rusia ndërmori një seri sulmesh me raketa mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke lënë pas dy të vrarë e dhjetëra të plagosur. Bombardimet e...

“Santa Claus” vjen në Tiranë, Bashkia shpërndan dhurata për fëmijët e familjeve në nevojë

Në prag të festave të fudnvitit, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë nismën “”Santa is comming to Tirana”. Kjo nismë synon mbështetjen e fëmijëve me...

“Nuk ka shqiptarë të lënduar”, Hasani për sulmin në Gjermani: Thellësisht të tronditur!

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani shprehet thellësisht i tronditur lidhur me ngjarjen e rëndë në Magdeburg të Gjermanisë. Në një postim...

Lajme të tjera

Web TV