‘Zëri i Amerikës’, reportazh pas tërmetit nga fshati Bubq i Krujës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti i 26 nëntorit që goditi një pjesë të Shqipërisë la dëme të shumta edhe në zonën e Bubqit të Krujës, ku afro 270 shtëpi u dëmtuan ndjeshëm dhe shumë banesa kanë në oborr nga një çadër, ndërsa tërmeti erdhi bashkë me dimrin.

“Zëri i Amerikës” ka sjellë një reportazh prekës nga fshati Bubq që për fat të mirë, nuk pati viktima në njerëz, por dëmet materiale ishin të jashtëzakonshme. Banorët tronditen sa herë që e kujtojnë tërmetin e asaj nate.

Sude dhe Sherif Ajazi kujtojnë si dolën atë natë nga shtëpia, duke nxjerrë së pari nipat dhe fëmijët. “Këtë shtëpi e goditi edhe tërmeti i 1979-ës, por nuk e dëmtoi kaq shumë sa sot” – Sherifi, ndërsa futet tek tenda prapa shtëpisë.

Kryqi i Kuq Shqiptar është një nga shoqatat humanitare që ka ndihmuar më shumë në këtë krahinë dhe në gjithë zonat e prekura nga tërmeti. Brenda një muaji janë shpërndarë rreth 1 mijë e 300 pako ushqimore mujore, afro 6 mijë batanije, afro 1 mijë e 500 kite higjienike mujore, si dhe 21 mijë kg miell.

Kjo është e disata herë që kamionat e Kryqit të Kuq Shqiptar erdhën në Bubq; fillimisht për të sjellë çadra dhe shtroje, e më pas ushqime për një muaj herë pas here.

“Sot po ndajmë ndihma të USAID-it në këtë fshat, ku kemi edhe më parë, me pako ushqimore mujore, batanije, veshje e shtretër. Jemi shpesh të pranishëm këtu për t’u treguar banorëve se nuk janë vetëm”,- tha Luljeta Hidi, vullnetare e Kryqit të Kuq Shqiptar.

Që nga dita e parë e tërmetit dhe deri sot, Kryqi i Kuq Shqiptar ka ndihmuar me 350 vullnetarë të tijë në Durrës, Tiranë, Krujë, Laç, Lezhë dhe Shijak mbi 6 mijë persona ushqime, veshje dimri, ujë dhe shtroje nëpër qytete dhe 16 fshatra, nëpër spitale dhe qendra emergjence dhe kudo ku ishin, dhe 2 mijë të tjerëve iu dha mbështetje psiko-sociale.

Lexo edhe :  "Ora 5 e mirë për gjumë!"/ Opozita braktis seancën plenare, asnjë deputet në sallë

Ndërsa objektivi afatgjatë është që të ndihmohen 4 mijë familje, një pjesë me ushqime për një vit, dhe në vazhdim me të holla, që të blejnë vet sipas nevojave të tyre”,- thotë Artur Katuçi, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar.

Shqipëria u godit mëngjesin e 26 nëntorit nga një tërmet i fortë, në bregdetin perëndimor, që la pas 51 të vdekur dhe mijëra dëme në objekte me miliona euro. Ende nuk ka një raport të plotë të këtyre dëmeve pas dy javësh, dhe shpresa mbetet në pritje të një konference ndërkombëtare donatorësh gjatë janarit të ardhshëm./Fjala.al/ Burimi: Zëri i Amerikës/

Të fundit

Delvinë/ Çobani rezulton dy ditë i zhdukur pa gjurmë

Një 52-vjeçar ka denoncuar dje në Policinë e Delvinës humbjen pa gjurmë prej dy ditësh të kolegut të tij...

14-vjeçarja shqiptare mund serben në karate, shpallet Kampione Bote

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë për të Rinj, e zhvilluar në Kroaci nga 26...

Punëtori bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit, nën akuzë pronari i karburantit

Pronari i një karburanti në Delvinë është marrë nën akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi ditën e djeshme, duke punuar...

Athinë, përplasen dy autobusë, 54 persona të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e 54 personave ka ndodhur në Athinë. Mësohet se dy autobusë janë përplasur në një stacion. Sipas raportimeve, shoferi i...

Trump bashkëpunon me Putin? Gjermania dyshon te presidenti amerikan

Gjermania hedh hije të forta dyshimi për nëse Donald Trump është në gjendje të shërbejë si një aktor paqeje për konfliktin në Ukrainë. Kancelari...

Lajme të tjera

Web TV