Covid-19/ “Durazzo ama Italia”, qyteti bregdetar solidarizohet me vendin fqinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti  i Durrësit ka bërë një akt shumë të bukur për të treguar solidaritetin me Italinë dhe me viktimat e koronavirusit në vendin fqinj.

Përmes një banderole ku shkruhet “Durazzo ama Italia” që në shqip përkthehet “Durrësi e do Italinë” të shpalosur në bashkinë e qytetit bregdetar, durrësakët kanë dashur të shprehin mbështetjen e tyre në këtë tragjedi që e ka kapur Italinë, e cila numëron qindra viktima nga Covid-19 në ditë.

Kjo banderolë është konceptuar në formën e një zemre, e ndarë në dy pjesë, ku nënjërën anë është vendosur flamuri Italian e në tjetrën ai shqiptar. Qyteti i Durrësit ka pasur gjithmonë lidhjen më të afërt me Italinë edhe për shkak të portit, po ashtu edhe prej numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali./Fjala.al/

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV