Frika kryesore e gjermanëve, rënia ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fund të pushimeve të verës, kancelari Olaf Scholz dhe ministrat e koalicionit u takuan në Meseberg për të folur pa dorashka për problemet e grindjet brenda koalicionit, për stanjacionin, kërcënimin nga recesioni ekonomik dhe se çfarë mund të bëhet kundër kësaj gjendjeje pesimiste brenda ekonomisë gjermane.

Temë tjetër ishte edhe performanca e qeverisë së koalicionit me debatet mes ministrave që e kanë dëmtuar imazhin e qeverisë. Më pak debate më shumë qeverisje, për këtë ranë dakord SPD, Të Gjelbrit e liberalët. Por a do të ndihmojë ky premtim?

Humbja e besimit tek qeveria

Gjermanët nuk kanë më shumë besim tek koalicioni qeverisës. Vetëm 19% e tyre janë të kënaqur me punën e qeverisë, sipas një sondazhi të televizonit ARD, Deutschlandtrend të kryer nga instituti Infratest-Dimap.

Për këtë sondazh u pyetën në fund të gushtit 1310 qytetarë me të drejtë vote. Pakënaqësia është e lartë edhe mes përkrahësve të një partie. Sidomos përkrahës të FDP-së kanë probleme me koalicionin ku bashkëqeveris partia liberale, katër nga pesë persona ushtrojnë kritikë të hapur.

Frika kryesore e gjermanëve - rënia ekonomike

Qytetarë në Berlin

Nuk është e pazakontë që qeveritë humbasin mbështetje, kur fillojnë punën e tyre. Megjithatë qeveri të tjera muaj përpara gjysmës së periudhës legjislative kanë arritur ta rifitojnë besimin e qytetarëve.

Qeveria e koalicionit nuk ia ka dalë ende të rifitojë besimin, megjithëse është arritur gjysma e legjislaturës. Kjo reflektohet edhe në përgjigjet e të anketuarve; nëse do të zgjidhej tani një parlament i ri koalicioni i socialdemokratëve, Të Gjelbërve dhe liberalëve, ai si edhe më parë nuk do të kishte më shumicën parlamentare.

Ndërkohë në preferencën e votuesve kryeson CDU/CSU me 29%, e ndjekur nga AfD me 22%. Partia e kancelarit, Scholz, SPD arrin vetëm 16%. Të Gjelbrit kanë rënë në 14%, dhe liberalët në 6%.

E Majta me 4% nuk do të arrinte të hynte në një Bundestag të ri. Ajo që bie në sy është pakënaqësia e gjermanëve me kancelarin Scholz. Sipas këtij sondazhi mospreferenca ndaj tij arrin një rekord të ri negativ. Vetëm çdo i katërti votues është i kënaqur me punën e kancelarit gjerman.

Frika kryesore e gjermanëve - rënia ekonomike

Vetëm çdo i katërti votues është i kënaqur me punën e kancelarit gjerman

Fokusi tek ekonomia

Në Meseberg kancelari gjerman vendosi me kabinetin e tij një plan 10-pikësh të fokusit tek ekonomia. Sipërmarrjet do të marrin lehtësime miliardëshe tatimore dhe do të reduktohet burokracia.

Lexo edhe :  Reshjet e dendura të borës përfshijnë Stambollin, anulohen fluturimet

Masat për rigjallërimin e ekonomisë i përgjigjen edhe shqetësimit kryesor të gjermanëve. Sipas sondazhit të ARD gjendja ekonomike vlerësohet më negativisht se herët e mëparshme. 73% e të anketuarve e shohin atë si jo të mirë ose të keqe. Vetëm tek përkrahësit e partisë Të Gjelbrit gjendja vlerësohet e mirë.

Ndërkohë gati gjysma e të anketuarve në 12 muajt e ardhshëm llogarisin keqësim të gjendjes ekonomike. Dobësimi ekonomik është problemi më i madh, me të cilin lufton Gjermania aktualisht, sipas të anketuarve. Krahasuar me të kaluarën çështjet e koniunkturës dhe ekonomisë kanë fituar rëndësi më të madhe këto muajt e fundit.

Edhe tema e migracionit dhe refugjatëve shikohet me prioritet nga qytetarët gjermanë të anketuar, gati po aq e rëndësishme sa ekonomia. Kurse shqetësimi për luftën në Ukrainë ka humbur rëndësinë që e kishte më parë.

Një temë tjetër e rëndësishme për qytetarët është edhe drejtësia sociale. Në Gjermani ka shqetësim në rritje për shpërndarjen e mirëqenies sociale. Tetë nga dhjetë të anketuar thonë, se në Gjermani nuk ka drejtësi sociale.

Për të mbështetur familjet, koalicioni qeveritar vendosi sigurimin bazë për fëmijët. 60% e qytetarëve e shohin këtë si hap pozitiv.

Kurse në lidhje me subvencionimin e çmimit të energjisë për degët e ekonomisë me konsum të lartë energjie, qytetarët janë të rezervuar. Vetëm katër nga dhjetë të anketuar e mbështesin këtë ide. Shumë më tepër të anketuar, 72% mbështesin një kufizim më të lartë të çmimeve të qirave./ DW  /  S.M

Të fundit

Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së...

Berisha po e trajton PD në Athinë si pjesë të “Agimit të Artë”

Nga Mero Baze Nuk e di pse Sali Berishës i është mbushur mendja që shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe janë përkahës të PD janë...

Lajme të reja të këqija për shëndetin e Papa Françeskut, mjekët zbulojnë problem tjetër

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut vijon të jetë kritike sipas deklaratës së fundit nga Vatikani. Referuar mediave të huaja, mjekët kanë deklaruar se analizat e...

“U ndava njëherë, të ndahem edhe me tjetrën?” 35-vjeçari s’largohet nga shtëpia e babait

Samiu ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” djalin e tij të vogël, Mariusin. Në insertin e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan,...

Projeksioni, si do të duket parlamenti i ardhshëm gjerman?

Kjo është një ide fillestare sesi zgjedhjet e sotme mund të kenë ndryshuar përbërjen e politikës gjermane. Seksioni i madh i ngjyrës blu të...

Lajme të tjera

Web TV