TMERROHET pushuesja/ Gjen një këmbë të prerë njeriu në plazh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, teksa një këmbë e prerë njeriu u gjet në një plazh.

Zbulimi është bërë në plazhin e Gandias, një vend shumë i frekuentuar nga pushuesit vendas dhe të huaj.

Gjymtyra u zbulua nga një grua, e cila po bënte një shëtitje përgjatë vijës bregdetare dhe vuri re diçka të çuditshme në rërë.

Ajo vendosi të fillonte të gërmonte, kur zbuloi se ishte një këmbë e prerë njeriu.

Gruaja bërtiti e frikësuar, teksa pushuesit lajmëruan policinë që nisi hetimet.

Sipas burimeve policore, ka mundësi që gjymtyra të jetë hedhur nga një varkë në det, ndërsa raportohet se i përket një mashkulli.

Po ashtu, gjymtyra ishte thuajse e dekompozuar, gjë që tregon se ka qëndruar për një kohë të gjatë në det, para se të shfaqej në breg./  S.M

Të fundit

Të pathëna në publik: Përse u largua Vaçe Zela nga Shqipëria?

Shkruar nga A.R.D. Një histori e dhimbshme ka ndodhur me të madhen Vaçe Zela në vitin 1993. Sikur të mos...

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 18:00, janë raportuar 22 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 11...

Vietnam, përmbyset anija turistike, 34 të vdekur

Një ngjarje rëndë ka ndodhur sot në Gjirin Ha Long të Vietnamit, ku një anije turistike u përmbys nga një stuhi e fortë, duke...

Xhilian Zheleku, heroi i heshtur i turistëve në Sarandë

Personi që shihni në foto është Xhilian Zheleku, roja bregdetare pranë kanalit të Çukës në Sarandë i cili është kthyer në heroin e pushuesve. Sipas...

Mikrokreditë mashtruan shqiptarët, SPAK çon në gjyq skemën

Me një akuzë 211 fletë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka “kopsitur” dosjen për në gjyq...

Lajme të tjera

Web TV