Invalidi akuzon Aida Shtinon se i vodhi lekët/ Reagon moderatorja: Ty të ka parë Zoti…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një përplasje është regjistruar së fundmi mes moderatores Aida Shtino dhe një invalidi. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Xhino Merkohasani, i cili mbeti invalid pas një aksidenti në vitin 2021.

Në atë kohë rasti u bë publik për mediat në emisionin e Aida Shtinos, ku familja e Xhinos, në pamundësi ekonomike bëri thirrje publike për ndihmë.

Pas dy vitesh, Xhino është shfaqur në rrjetet sociale me familjarët e tij teksa akuzojnë publikisht Aida Shtinon se ka vjedhur ndihmat që shqiptarët kanë dhuruar për të

“Kur i kërkova lekët që ishin mbledhu nga shiptarët për Xhinon, më tha që ishin mbledhur vetëm 300 mijë lekë me të cilat pagova ambulancën”, thotë nëna e Xhinos për Aida Shtinon në një video LIVE në TikTok me personazhin e njohur të këtij rrjeti social, Kozaku.

Ndërkohë që Xhino shfaqet në TikTok, ku shihet gjendja e tij e rënduar, i paralizuar dhe nuk flet, e ëma pretendon se ka prova se Aida Shtino ka vjedhur fondet që shqiptarët kanë dhuruar në “GoFundMe”.

Pasi këto video janë bërë virale në rrjetet sociale, moderatorja Aida Shtino ka bërë një postim. Sipas saj këta njerëz nuk duhet të ndihmohen, pasi ata janë ashtu nga Zoti vetëm e vetëm prej veprimeve të tyre që kanë bërë në këtë jetë.

Moderatorja shprehet se njerëzit më të këqinj janë mosmirënjohësit.

Postimi i poltë i Aida Shtinos:

Njerzit më të këqinj në këtë botë janë MOSMIRNJOHËSIT dhe sigurisht ZOTI di se çfarë bën me ta. I ka lënë ose i çon aty ku ata e kanë vendin, që të përjetojnë në jetë pasojat e gabimeve fatale që kanë bërë më parë…

Nëse ne duam ti ndihmojmë i Madhi ZOT na tregon , se këta njerëz nuk duhet të ndihmohen, pasi ata janë ashtu vetëm e vetëm prej veprimeve të tyre, që kanë bërë në këtë jetë…

Lexo edhe :  “Përplasja” me gazetarin/ Lul Morina: Nuk kam përfituar asnjë tender publik

Tani ne a duhet të dalim mbi planin e ZOTIT për ta, duke i ndihmuar…si mendoni…?

Në fakt ata edhe pse kalojnë keq, kur dikush përpiqet ti ndihmojë, sërish helmojnë dhe sa keq që nuk kanë venë mend…në fakt kjo është natyra e tyre nuk ndryshojnë dot…Ata janë mësuar të helmojnë, sepse vetëm atë gjuhë dinë, nuk dinë gjuhë tjetër…

Këtu më kujtohet diçka…

Një njeri i mirë pa një gjarpër që kishte rënë në zjarr dhe u përpoq ta ndihmonte e ti shpëtonte jetën. Gjarpri sapo doli nga zjarri ju vërsul që ta kafshonte. Njeriu i mirë i tha , po unë të shpëtova jetën e ti më kafshon…?

Dhe gjarpëri ju përgjigj, nuk duhej të më shpëtoje, sepse unë isha për një arsye në zjarr, përndryshe kjo është natyra ime të helmoj e të kafshoj njerëz të mirë…

Atëherë njeriu i mirë e hodhi sërish në zjarr dhe kështu shpëtoi prej tij…

Pra përfundimin nxirreni vetë…

Ditë të mbarë o njerëz të mirë!

( S.M )

Të fundit

Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Dashi  Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria...

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple dhe OpenAI. Ata akuzojnë Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Lajme të tjera

Web TV