Pas një vere me temperatura të larta, zbuloni çfarë pritet të ndodhë në dimër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse zakonisht me parashikime shumë afatgjata nuk ia vlenë dhe nuk merremi megjithatë nganjëherë hedhim një sy sinjaleve të modeleve më të sakta globale për parashikim të motit siç janë modeli evropian ECMWF dhe ai amerikan GFS.

Dukej mjaft interesant parashikimi i modelin më të saktë në glob për Dhjetorin e këtij viti ku parasheh reshje bore në territorin e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe kjo me bazë nga Bullgaria, siç shihet anomalia pozitive e reshjeve të borës me ngjyrë të kaltërt bazën e ka në Bullgari ku sipas kësaj analize priten reshjet më të dendura të borës.

Në fotografinë analitike të modelit ECMWF dalin vende më dimër më intensiv gjatë këtij Dhjetori siç shihet në Rusi, Skandinavi, Alpet Evropiane dhe një në Ballkan me qendër në Bullgari, Maqedoninë Veriore dhe pjesërisht në Kosovë.

Shumë nga Dhjetorët e viteve të kaluara kanë qenë fare pa borë dhe Dhjetori i këtij vitit sipas disa sinjaleve afatgjata mund të jetë krejtësisht ndryshe, pra me reshje bore madje lokalisht të dendura.

Në fund të sqarojmë se asgjë nga ky parashikim nuk duhet të merret me siguri të madhe, ngase është parashikim shumë afatgjatë dhe mund të ndryshojë tërësisht. /  S.M

Të fundit

Më shpejt nga sa mendoni! Egli rikthehet me një këngë të re

Egli Tako do të vijë me një këngë të re! Ish-banorja e “BBVA 4”, përmes një postimi në Instagram,...

80-vjetori i Teatrit kombëtar, mes sfidave e premtimeve për statusin e artistit

80-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar në Shqipëri, është kujtuar në Arturbina, duke rivënë në skenë shfaqjen e parë që shënoi themelimin, “Topazin” e...

Policia ‘çliron’ korsitë e biçikletave/ Largon makinat e parkuara gabim, gjoba shkelësve

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Policia ka spostuar me mjet ngritës, 10...

Zbulohet data kur socialistët do të festojnë fitoren e zgjedhjeve të 11 majit

Socialistët festojnë fitoren e 11 majit të hënën në mbrëmje. Ftesa e dërguar në grupet e komunikimit të përdorura nga Partia Socialiste në fushatë,...

Partizani krenohet me Igli Taren dhe Amir Rrahmanin/ Bëtë krenarë të gjithë shqiptarët

Igli Tare është drejtori i ri sportiv i klubit të Milanit. Shqiptari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me italianët, teksa ka edhe opsion rinovimi...

Lajme të tjera

Web TV