Covid-19/ Rrezikon burgun në Serbi, babai i yllit të Real Madrid zbulon të vërtetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lojtari i skuadrës së Real Madrid, Luka Jovic po përballet me sanksione të rënda, madje rrezikon edhe burkun në Serbi, pasi shkeli ligjin për vetëizolimin dhe udhëtoi nga Madridi për në Beograd për t’iu bashkuar të dashurës së tij që kishte ditëlindjen.

Jovic u sulmua ashpër nga presidenti serb Vucic dhe kryeministrja e vendit, të cilët u shprehën se futbollisti nuk do të tolerohet pavarësisht famës dhe milionave të tij, pasi në këtë mënyrë sjell rrezikun e përhapjes së mëtejshëm të virusit në vendin e tij.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe babai i sulmuesit, i cili ka thënë se lajmet që po qarkullojnë në media nuk janë të vërteta dhe sipas tij Jovic u kthye në Serbi për t’u bashkuar me familjen dhe të dashurën që është shtatëzënë e nuk udhëton dot.

“Ai duket sikur është kriminel. Nëse duhet të shkojë nè burg duhet ta bëjë. Jam dakort me presidentin dhe kryeministrin, por vetëm nëse ai ka faj. Luka ka ardhur në Serbi dhe nuk ka takuar askënd po ka hyrë menjëherë në apartamentin e tij.

E dashura e tij Sofia është shtatzanë dhe nuk mund të lëvizë nga shtèpia. Fotot që dolën në mediat spanjolle janë të vjetra. Luka erdhi për tè qëndruar me familjen. Ai ka kryer dy teste ndaj koronavirusit dhe të dy kanë rezultuar negativë. Nuk ka ardhur për të festuar ditèlindjen e Sofias siç thuhet në media”,- tha babai i Luka Jovic./Fjala.al/

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV