Avokati bën paralajmërimin e fortë/ SPAK ka prova të fuqishme për Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar në “Studio Live”, se i besuari i Ilir Metës, Kastriot Ismailaj, pronar i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta, nuk duhet të ishte liruar nga burgu. Ai tha se Ismailajt iu vërtetua mashtrimi, ndaj nuk duhej të lirohej, prandaj çështja sipas avokatit duhet të shkojë te Ilir Meta për të cilin tha se ka prova që tashmë prokuroria i disponon.

“SPAK ka kallëzim penal të Romeos po e po. Procesin pastaj e ndihmoi dhe komisioni parlamentar hetimor që provoi të gjitha ato që thoshte në kallëzim Romes. Në këtë aferë i përfshirë dhe Sali Berisha e Shkëlzen Berisha.

Kjo është në proces. Por tani e marrim përse nuk duhet të dilte nga burgu Ismailaj sepse në rradhë të parë iu vërtetua mashtrimi që kishte bërë. Me dokumenta fallco… Doli ai e mbushi atë të mashtrimit të vetë. Në atë kohë skishim drejtësi se ishte e kapur nga Berisha. Ky është bashkëpunëtor me Metën në këtë vjedhje. Prova kryesore është deklarimet që ka bërë i ndjeri Dritan Prifti. Ka dhënë shpjegime të hollësishme. Administratori çek. Ai ka thënë tek mua ka ardhur Ilir Meta. Në atë kohë ishte ministër i jashtës. Ka ardhur dhe më ka thënë i besuari im që e bën shumë mirë dhe që do jetë pranë jush do të jetë Kastriot Ismailaj”, tha avokati.

“Gruaja e Ismailajt jep edhe mesazhet edhe takimet edhe sa herë vinte Meta. Provë e fuqishme që ka dalë me shkrim është që i kërkon 200 mijë euro për fushatë. SPAK i ka këto prova. Pse e lejon që të dalë. Pse nuk e çoi çështjen edhe për Ilir Metën. Pse mbyllet kjo aferë?”, shtoi më tej ai.

Lexo edhe :  Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

“Çështja është e hapur, ka rifilluar tani. Sikurse thashë ka kërkuar rihapjen e kësaj çështjeje një komision parlamentar. Çështja është qëndrimi i SPAK, qëndrim i SPAK nga çfarë po bën deri më tani duket sikur bën një luftë selektive. Aferat e rënda e kallëzimet e fuqishme i lë t’i zërë pluhuri derisa tu kalojë afati”./e.t

Të fundit

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League....

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Lajme të tjera

Web TV