Po udhëtonte me motor, humb jetën në aksident 29-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 29-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Itali. Aldo Gjoka, lindur në Tiranë, por banues në Lecce në Itali, gjeti vdekjen në Torre Specchia, më 7 shtator, teksa u përplas me një makinë pasi po udhëtonte me motor.

I riu u përplas me një makinë ‘Jaguar’ që drejtohej nga një 44-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare.

Për shkak të goditjes së fuqishme, makina doli nga rruga, ndërsa Aldo Gjoka, u përplas me murin rrethues të një prone private. I riu shqiptar kishte ndërruar jetë në vend.

Motori mori flakë dhe dokumentet e të riut u shkatërruan, duke bërë të vështirë fillimisht identifikimin e tij.

Ndërsa drejtuesi i makinës, u dërgua në spital për kontrolle të mëtejshme dhe për t’iu nënshtruar testeve të alkoolit dhe drogës./e.t

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV