Vrasja e Leart Keka në Vlorë, viktima shok i “Lonit” dhe Indrit Sadedinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno
Vrasja e Leartiad (Leart) Keka në Vlorë, lidhet me konfliktet dhe luftën e brendshme të grupeve kriminale në këtë qytet.

Viktima në momentin kur është qëlluar për vdekje, udhëtonte me të njëjtin motor që lëvizte çdo ditë në Vlorë. Plumbat e automatikut nuk e kanë neutralizuar në vend, pasi Keka është rrëzuar nga motori dhe më pas ka ecur në këmbë disa metra. Autorët e kanë ndjekur duke e qëlluar më pas me pistoletë në kokë.

Ndërsa plumbat e automatikut, nuk kanë kursyer fasadën e një pallati përballë, pasi disa nga predhat janë ngulur në murre. Për policinë kriminale të Vlorës, viktima njohej si skafist duke shoqëruar turistë me guida në Karaburun.

Ndërsa lidhjet e tij me botën e errët të krimit janë të hershme, duke u skeduar si grabitës.
Burime pranë policisë thanë se Leartiad Keka shoqërohej shpesh në Vlorë me Florian Alliaj i njohur ndryshe me nofkën “Loni Kuqo” dhe Indrit Sadedinit.

Të dy këta personazhe janë pjesë e botës së krimit në Vlorë, ku Sadedini në dhjetor 2021 i shpëtoi një atentati me tritol të vendosur në hyrje të garazhit të pallatit.
Shumë persona janë marë në pyetje, por asnjëheri prej tyre nuk ka dhënë shpjegime mbi identifikimin e autorëve të krimit. Policia ende nuk ka autorë të dyshuar të kësaj ngjarje. Teksa zbardhja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, mund të ngjallë shpresat për të identifikuar emrat e tyre.Deri më tani, e vetmja pistë mbetet ajo përplasjeve mes grupeve kriminale në qytetin e Vlorës. Ndërsa në tavolinën e hetuesve është dhe pista e hakmarrjes.

Pasi Leartiad Keka, rezulton i akuzuar nga prokuroria e Vlorës, për një vrasje në bashkëpunim të ndodhur 23 vite më parë. Referuar një vendimi të Gjykatës së Lartë të vitit 2005, krimi ka ndodhur më 18 Gusht të vitit 2000 te “Kthesa e Gushajve” pranë Llakatundit.

Lexo edhe :  Partia e tij feston 'ditëlindjen', Agron Shehaj fton simpatizantët për festë

Në atë ngjarje, që sipas hetimeve të kohës ka qenë një tentativë grabitje, ka mbetur i vrarë Vendim Malaj, ndërsa si autorë janë arrestuar dhe dënuar Leartiad Keka dhe Fjodor Mezyraj, të cilët pas një sage të gjatë gjyqësore kanë fituar pafajësinë.
Për këtë krim, Leartiad Keka ka kryer rreth 10 vite burg. Pas atentatit të djeshëm, policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje, si familjarë të viktimës, por edhe protagonistë të krimit të regjistruar 23 vite më parë.

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV