“Rënia e euros”/ Eksperti i ekonomisë: Berisha po bën luftë për interesa personale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në studion e Fax News këtë pasdite ishte eksperti i ekonomisë Shpëtim Agolli.

Agolli analizoi rënien e vlerës së euros.

Për të, kjo vjen nga politikat e gabuara të qeverisë dhe korrupisionit të madh, të cilin e ka zbuluar edhe KLSH-ja.

Agolli shprehet se kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi për ministrat që janë nën hetim.

Shpëtim Agolli: “Rasti i paprecedent, rënia e euros. Nuk besoj se do sjellë ndonjë gjë të re ndryshimi i ministrave. Këto 10 vjet të njëjtët fytyra kanë qenë. Përgjegjësia kryesore i takon kryeministrit.
Ministrat i zgjedh kryeministri. Disa preh tyre janë përsëri. Po këta mbajnë përgjegjësi?! Kjo qeveri është tej mase e korruptuar. Vetëm raporti i KLSH ka deklaruar vite me rradhë. Në 8 vite janë rreth miliardë euro që vidhen. Kemi tendera që nuk plotësojnë kushtet e garantuara. Merren nga njerez që janë të lidhur me qeveritarët, me politikanët”, tha Agolli.

Agolli u ndal edhe te zhvillimet e fundit në Partinë Dmeokratike. Së fundmi ai u zgjodh si një nga anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së në Kuvendin e 2 shtatorit.

Problemi kryesor për situatën në PD sipas tij është Sali Berisha. Ish-kryeministri zgjodhi të vendosë interesat personale mbi ato të demokratëve dhe kjo solli çarjen e partisë.

Shpëtim Agolli: “Data 9 më kujtoi revoltën e Postribës, ishte revoltë anti-komuniste në vitin 1946. Edhe PD kur u ngrit në dhjetor 1990 kishte qëllim rrëzimin e komunizimit. Në 32 vite nuk u afirmua si parti antikomuniste pasi ka pasur forca të errëta në krye si Sali Berisha.

Ai e shkatërroi PD-në. Zoti Berisha në vitin 1992 ka fituar bindshëm ndaj PS. Në 96 fitoi sepse u hapën firmat piramidale dhe qarkullonin shumë para. Për etjen e tij për të kapur pushtetin i vodhi zgjedhjet. Në 2005 fitoi se PS u nda.

Edhe faktori ndërkombëtar, amerikanët edhe e rehabilituan Berishën. Ishte qeverisja më e mirë nga 2005-2009.

Kur bëri aleancë me Ilir Metën filloi koprrupsioni, u futën militantët nga LSI dhe PD. Më kujtohet edhe data 9 shtator 2021 kur zoti Basha e shpalli zotin Berisha si të padëshirueshëm në grupin parlamentar.

Për interesat e veta Berisha shpalli luftë ndaj pjesës tjetër ndaj pjesës zyrtare të PD, ndaj kreut të PD-së”, tha Agolli./   S.M

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV