PD i kërkon Qeverisë ndryshimin e strategjisë: Mos moho testin për të dyshuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar sot  duke i kërkuar qeverisë që të ndryshojë strategjinë dhe të mos mohojë testet për të dyshuarit me COVID-19.

Vokshi shprehet se vetëm evidentimi i të prekurve, testimi i të afërmve të tyre, karantinimi dhe izolimi i tyre do të shkëpusë zinxhirin e përhapjes së virusit të tmerrshëm”.

Vokshi shton se “mëngjesi i sotëm ka nisur i trishtë. Me viktima të tjera nga COVID -19, në moshë krejt të re, vetëm 43 vjeç e pa sëmundje të tjera. Duke shprehur ngushëllime të sinqerta për familjaret e të afërmit e tyre, kjo duhet të jetë një thirrje për të bërë çmos të shpëtohen jetë të tjera”.

“E për këtë, gjithësecili duhet të bëjë punën e detyrën e tij. E ndërsa qytetarët me hir apo pahir po zbatojnë rregullat, duke mbajtur distancimin social e duke u izoluar. Është Qeveria ajo që duhet të ndryshojë qasje sa nuk është tepër vonë.Duke bërë transparencë totale: Testet: sa teste janë bëre dhe ku? Sa tamponë janë ne gjendje? Sa duhen? A janë porositur? Numri i shtretërve” Sa është numri i shtretërve me pajisjet përkatëse për trajtimin e personave me COVID-19? Sa shtretër nevojiten? Cilat janë mungesat?”, tha ajo

Po ashtu, Vokshi shton se “pajisjet e testimit: Sa pajisje për testimin janë? Kur vihet në funksionim pajisja ne laboratorin e QSUT? Testimi i çdo të dyshuari, kontakteve, atyre me simptoma qofte edhe të lehta. Është urgjente, jetike, që Qeveria, të bëjë çdo gjë për të siguruar numrin e duhur të testeve për të ndjekur çdo të dyshuar COVID-19 e çdo kontakt të tyre”.

Të fundit

Ligji i ri në Maqedoninë e Veriut, më shumë shqiptarë në administratë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të përkujdeset për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, pas përgatitjes...

Bentley ndryshon pamjen e logos legjendare

Bentley ka përgatitur një version të ri të logos së saj në formën e një “B me krahë”. Kjo është vetëm hera e pestë që...

Zbulohet arsyeja pse Diogo Jota po udhëtonte me makinë dhe jo me avion

Aksidenti tragjik që i mori jetën futbollistit të njohur të Liverpool-it, Diogo Jota, dhe vëllait të tij më të vogël, Andre Jota, mund të...

Raporti i CIA: Putin nuk ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016

Një raport i fundit Inteligjencës Amerikan i publikuar të mërkurën gjeti të meta të mëdha në konkluzionin e arritur se Presidenti rus Vladimir Putin...

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me...

Lajme të tjera

Web TV