EMRAT/ Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Pas verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas përcaktimeve të nenit 7, pikat 2 dhe 4, të ligji 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjen e 2 (dy) gjyqtarëve nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të apelit, si më poshtë:

Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Gentiana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

Prej këtyre, 6 (gjashtë) anëtarë të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykata e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Shkallës së Parë.

Në vijim, bazuar në nenin 13 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë do të thërrasë Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor./ S.M

Të fundit

‘Travel Radar’: Shqipëria, perla e fshehur europiane nën radarin e turistëve të huaj

Është koha për të vendosur Shqipërinë në radarin tuaj nëse jeni në kërkim të një vendpushimi mahnitës dhe me...

Kujtesë për artisten e madhe Vaçe Zela…..!?

“Mbretëresha e këngës” dhe “Nderi i kombit”  Kadri Tarelli Këto ditë shkurti, të gjitha mediat vizive dhe të shkruara, në krye të fjalës kishin, Vaçe...

Ndryshimi tronditës i Ariana Grandes, fansat në panik: Ajo po vdes

Ariana Grande është rikthyer dhe njëherë në vëmendjen kryesore të mediave, pas filmit të saj më të fundit “Wicked”, që është gjithashtu dhe kandidat...

“Zero Day”, jeta e dytë e De Niros si aktor i serialeve televizive

Ai luan në thrillerin politik, në Netflix nga 20 shkurti Në prag të ditëlindjes së tij të 82-të, Robert De Niro po përballet me një...

Analiza/ Pse Inteligjenca Artificiale kineze ka mahnitur botën?

Modelet e DeepSeek janë shumë më të lira dhe pothuajse po aq të mira sa rivalët amerikanë, shkruan The Economist “Modeli i arsyetimit”, një formë...

Lajme të tjera

Web TV