Fluks i lartë i turistëve në Shqipëri/ Aeroporti i Rinasit “vlon” nga udhëtarët (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse jemi në muajin shtator, sezoni veror duket se nuk është mbyllur ende, kjo për shkak të fluksit të madh të turistëve që po mbërrijnë në Shqipëri .

Në aeroportin e Rinasit ka me dhjetëra turistë që kanë shkelur në tokën shqiptare.

Aeroporti shihet plot me pasagjerë, shumë prej tyre shtetas të huaj që kanë zgjedhur si denstinacion Shqipërinë për ta vizituar.

FOTOT- Fluks i lartë i turistëve në Shqipëri/ Aeroporti i

FOTOT- Fluks i lartë i turistëve në Shqipëri/ Aeroporti i

FOTOT- Fluks i lartë i turistëve në Shqipëri/ Aeroporti i

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama si dhe Ministria e Turizimit, publikuan pak ditë më parë shifrat, numrat e turistëve që kishin vizituar Shqipërinë gjatë muajit Gusht, i cili tejkalonte 2 milionë.

Sipas të dhënave janë 18% më shumë turistë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke e çuar në rreth 7.2 milionë numrin e turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë në këto 8 muaj.

Kjo shifër i afrohet rekordit prej 7.5 milionë turistësh që u arrit në vitin 2022, viti më i mirë ndonjëherë në turizëm në bilanc shifrash.

“7.190.410 vizitorë të huaj kanë ardhur në Shqipëri gjatë periudhës janar−gusht 2023 ose 27% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022”, saktësohet në grafikët e bërë publikë nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Një shifër që kurorëzon punën e të gjithëve, të ekipit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të bashkive, turoperatorëve e mbi të gjitha të çdo hotelieri dhe profesionisti në sektor, që ka investuar me përkushtim në ngritjen e reputacionit të Shqipërisë turistike”, shkruan ministrja Kumbaro.

Gjatë vitit 2023, përveç shfirave të larta, Shqipëria ka përjetuar edhe një ‘bum’ të promovimit mediatik botëror të potencialeve të saj turistike, deri tani shumë pak të zbuluara për botën.

Lexo edhe :  Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Përveç vizitorëve nga Kosova, që mbajnë vendin e parë në të njëjtat shifra si vitin e kaluar, gjatë këtyre muajve tregje interesante paraqiten Spanja, Italia, Turqia, Mali i Zi, Franca, etj./S.M

Të fundit

Mes Bayernit dhe Barcelonës, Luis Diaz thyen heshtjen: “Jemi në negociata”

Luis Diaz është në qendër të vëmendjes këtë verë, me Barcelonën dhe Bayern Munich që janë gati të luftojnë...

VIDEO: Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

Një zjarr i madh ka shpërthyer në pyjet pranë Marsejës, në Francën jugore, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale, ndërsa flakët, të nxitura nga...

Pronarët e lokaleve në Lungomare: Do detyrohemi të mbyllim biznesin

Ndërhyrjet në Lungomare, të kërkuara nga Kryeministri Edi Rama, kanë nxitur pakënaqësitë e parë tek pronarët e bareve dhe restoranteve. Ata janë kundër ndërhyrjes në...

“Erion Veliaj nuk mund të mbajë peng karrigen, ta shkarkojmë!”

Këshilltari bashkiak i Tiranës, Endri Shabani këmbëngul në thirrjen e tij që kryebashkiaku Erion Veliaj të shkarkohet nga detyra dhe të hapet rruga për...

Tentoi të shpëtonte turistët, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi...

Lajme të tjera

Web TV