Integrimi në BE, Presidenti Begaj takim me ambasadorin Soreca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori Luigi Soreca, i ngarkuari me punë i Bashkimit Europian në Shqipëri, u takua ditën e djeshme  me Presidentin Bajram Begaj.

Në fokusin e diskutimit mes tyre ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, siç sqarohet në njoftim, “në një moment kyç për zgjerimin e BE-së”.

Në njoftimin e delegacionit të BE në Shqipëri, thuhet se ambasadori Soreca inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë si një aktor konstruktiv rajonal.

“Së bashku me Shqipërinë, ne vazhdojmë rrugëtimin drejt një Evrope më të qëndrueshme, më të sigurt dhe më të begatë”, thuhet në njoftimin e Delegacionit të BE-së. Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë, u takua sot me Presidentin Bajram Begaj në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipëris në BE.

Ambasadori Soreca inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë si një aktor konstruktiv rajonal.

Së bashku me Shqipërinë, ne vazhdojmë rrugëtimin drejt një Evrope më të qëndrueshme, më të sigurt dhe më të begatë”.

Gjyqtarët e Kushtetueses kërkojnë

Dyfishim të pagës, Xhafaj kundër

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj është shprehur kundër rritjes së pagave për gjyqtarët e Kushtetueses. Gjatë diskutimit në Komisionin për Çështjet Ligjore, për disa shtesa që lidhen me rritjen e rrogës së gjyqtarëve të Kushtetueses, Xhafaj u shpreh se ata s’mund të paguhen më shumë se gjyqtarët e GJKKO-së.

“Personalisht nuk e kuptoj si është ndërtuar e gjithë kjo, ky përpjesëtim kaq i madh dhe fakti që këta paskan një vështirësi të madhe në punë mbi këta që gjykojnë krimin, korrupsionin që hetojnë dhe gjykojnë edhe këta për korrupsion”, tha Xhafaj.

Lexo edhe :  "Do e shkruajmë se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje!"

“Një gjyqtar i Kushtetueses i bie të marrë 644.640 lekë dhe një i GJKKO që gjykon nga mëngjesi deri në darkë i bie të marrë 376.380 lekë.

Nuk jam kundër rritjes së pagave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të kenë pagë më të lartë, por personalisht nuk e kuptoj si është ndërtuar e gjithë kjo, ky përpjesëtim kaq i madh dhe fakti që këta paskan një vështirësi të madhe në punë mbi këta që gjykojnë krimin, korrupsionin që hetojnë dhe gjykojnë edhe këta për korrupsion.

Keni futur një rreth pa shumë logjikë të shëndetshme gjykoj unë personalisht. Jam pro rritjes së pagës, por brenda një logjike, dhe jam kundër shtesës për vështirësi, 58% që e keni shtuar”, u shpreh ai.

Të fundit

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, blerje të përbashkët të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin...

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën...

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV