Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Rajon për 6-mujorin e parë 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria kishte numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE në 6-mujorin e parë të vitit 2023 në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat e Agjencisë Europiane të Emigracionit tregojnë se, 4779 azilkërkues nga Shqipëria kërkuan azil në vendet BE (nuk përfshihet Britania e Madhe). Ndërsa nga Maqedonia ishin 3603 azilkërkues, nga Serbia 2570, nga Bosnja 851 dhe nga Mali i Zi 179 azilkërkues.

Tendenca e aplikimeve për azil të shqiptarëve vijon të mbetet tejet e lartë krahasuar jo vetëm me vendet e rajonit, por edhe më gjerë.

Të dhënat e gjysmës së parë të këtij viti tregojnë për shifrat më të larta të aplikimeve për azil të shqiptarëve krahasuar me vitet e fundit.

Gjysma e parë e këtij viti ka dëshmuar një zhvendosje të madhe të kërkesave për azil të shqiptarëve nga Europa drejt Britanisë së Madhe.

Aplikimet për azil në vendet e BE arritën 519 000 ne janar-qershor 2023, me një rritje prej 28% krahasuar me gjysmën e parë të 2022.

Sirianët vazhduan të parashtronin shumicën e kërkesave për azil në BE Në gjysmën e parë të vitit 2023, ata depozituan 67,000 aplikime, ose (47 % me pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Të dhënat tregojnë se kërkesat për azil nga Rusia ishin te larta me rreth 12 mijë persona, ndërsa nga Ukraina rreth 7 mijë persona.

Emigrimi masiv, sidomos i të rinjve është rikthyer fort pas pandemisë, teksa shqiptarët po largohen duke rrezikuar jetën njësoj si në luftë, së fundmi duke kaluar detin nga Franca në Britani me gomone.

Bizneset pa përjashtim në të gjithë sektorët konsideruan mungesën e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit sfidën më të madhe të aktivitetit me 2022. Ikjet ishin aq të mëdha këtë vit, saqë konsumi ka pësuar rënie të beftë në shumë artikuj, të tillë si brumërat, sheqernat etj.

Lexo edhe :  Balla, thirrje shqiptarëve nga televizioni italian që të regjistrohen për këto zgjedhje.

Shqipëria po humb miliarda dollarë nga investimet në arsim teksa sistemi i pensioneve po vihet në rrezik nga reduktimin e forcës së punës që paguan sigurime. Sakaq bizneset po humbin mundësitë për zgjerim nga mungesa e punonjësve./Monitor /  S.M

Të fundit

Sa vlen platforma e mediave sociale TikTok dhe kush mund ta blejë atë?!

Disa palë kanë shprehur interes për blerjen e platformës, por ByteDance ka thënë vazhdimisht se nuk planifikon ta shesë....

Zelensky kërkon vazhdimësi të mbështetjes amerikane gjatë administratës Trump

Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po i afrohet trevjetorit të saj, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thekson shpresat e vendit të tij për vazhdimësinë...

Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë: Çfarë pritet për Shqipërinë dhe Ballkanin?

Më 20 janar Donald Trump do të bëjë betimin si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u rikthyer në Shtëpinë...

Programi i Demokratëve/ Basha: 2 mijë euro për çdo bebe të lindur

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se shpopullimi dhe rënien e lindshmërisë janë kërcënime serioze për të ardhmen e vendit. Ai thekson nevojën...

Ja pse hakerët kanë sukses (dhe tre këshilla për reduktimin e rrezikut)

Sulmet kibernetike përfaqësojnë një kërcënim në rritje. Sipas hulumtimeve të fundit, deri në 68% e sulmeve shfrytëzojnë zgjuarsinë e kryer gjatë fazës së programimit dhe enkriptimit . Këto ndahen në...

Lajme të tjera

Web TV