E trishtë/ Ndahet nga jeta prezantuesja e njohur (EMRI+FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komediania e njohur britanike dhe prezantuesja e BBC, Maddy Anholt, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare pas një kanceri agresiv në tru.

Figura e njohur e radios e televizionit, si dhe aktiviste bamirësie zbuloi para pak kohësh se kishte një kancer agresiv të trurit, pak pas lindjes së vajzës së saj Opal vitin e kaluar.

Maddy Anholt kishte programin e saj radiofonik në Radio 4 dhe kishte luajtur role në serialet e BBC, ITV e Channel 4 në Britani.

BBC shkruan se familja e saj njoftoi lajmin tragjik disa orë pas vdekjes duke thënë se javët e fundit ajoi kaloi në shtëpinë e prindërve.

Prezantuesja lë prapa bashkëshortin Ben, bijën e tyre një-vjeçare Opal, vëllain dhe prindërit e saj. E ndjera kreu disa ndërhyrje kirurgjikale dhe trajtime të paefektshme kundër kancerit para vdekjes.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë vdekjen e Maddy Anholt, bijës tonë të dashur, motrës, nënës, bashkëshortes e cila u nda nga ne në moshën 35-vjeçare. Maddy ishte diagnostikuar me një formë të rrallë e agresive kanceri në tru.

Ajo përballoi trajtimet e dhimbshme të vështira dhe javët e fundit i kaloi në shtëpinë e prindërve”, shkruhej në njoftimin e familjes./   S.M

E trishtë! Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV