AMP arreston 3 efektivë policie, ja për çfarë akuzohen (Detajet)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre oficerë policie kanë rënë në prangat dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore pasi akuzohen për korrupsion dhe për shpërdorim detyre.

Sipas një njoftimi mësohet se nga agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) është bërë arrestimi i në flagrancë i Oficerëve të policisë Inspektor Eldo Shyti dhe Inspektor Granit Nuraj me detyrë Trup Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë.

Arrestimi i tyre u krye pas kallëzimit të marrë nga dy shtetas hollandezë, të cilët në datën 15.09.2023, rreth orës 18:30, janë ndaluar në qytetin e Vlorës për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Oficerët e policisë, duke shpërdoruar detyrën, si dhe duke falsifikuar dy procesverbale të shkeljes administrative, dyshohet se kanë përfituar një shumë prej 30.000 lekësh me qëllim moskryerjen e detyrës funksionale, me preteksin se do të kryenin pagesën e gjobës dhe se i kanë favorizuar duke mos u pezulluar Lejen e Drejtimit.

Gjithashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka bërë ndalimin e Oficerit të policisë Klisman Çela me detyrë Trup Shërbimi i Trafikut Interurban në DVP Fier, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv” dhe “Shperdorim detyre”.

Ndalimi u krye pasi ai ka kryer veprime korruptive me drejtues automjetesh duke mos i ndëshkuar ata me masë administrative. /  S.M

Të fundit

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Një variant i ri i Covid që tashmë po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë....

“Enveri i ra tavolinës me grusht”, ish-ministri Lufter Xhuveli: Ma mbajti dorën gjatë

Këtë javë i ftuar në “E Diell”, ish-Ministri dhe agronomi i njohur, Lufter Xhuveli, ka bërë një rrëfim të rrallë. Ai ka rrëfyer për jetën...

Shpërthimi i Tunguskës, simboli i një misteri kozmik

30 qershor 1908 Në agimin e një dite të zakonshme vere, më 30 qershor 1908, qielli mbi Siberinë lindore u çel befas nga një dritë...

Ministri i Jashtëm gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet. Kështu u shpreh kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës në Kiev, teksa Rusia javët...

“Skena post-apokaliptike” në Gaza, mjekët përballen me dhunën mes luftës së bandave

Situata në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re kaosi dhe dhune, ku përplasjet mes grupeve të armatosura, milicive lokale dhe...

Lajme të tjera

Web TV