Aksi Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII/ Sa do të jetë kostoja e këtij projekti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Korridori VIII është vlerësuar si një projekt prioritar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Aktualisht po punohet për ndërtimin e aksit Elbasan – Qafë-Thanë, që shtrihet në një gjurmë tërësisht të re buzë lumit të Shkumbinit.

Gjatë një interviste për Revistën Monitor, kreu i ARRSH-së, Evis Berberi tha se ky aks do të shkurtojë distancat mes vendeve fqinje kufitare, do të sjellë rritje të ekonomisë dhe tregtisë, si dhe do të rrisë sigurinë rrugore.

Berberi zbuloi se për të gjithë gjatësinë e këtij aksi ka mbaruar dhe është miratuar projektidea. Gjatësia e aksit rrugor të paraqitur në projektide është 30.8 km.

“Faza I nis në dalje të qytetit të Elbasanit, në Fshatin Labinot-Fushë dhe realizimi fizik i punimeve është në masën 42%.

Ecuria e punimeve është sipas grafikut të punimeve. Është hapur plotësisht traseja e rrugës. Janë realizuar rreth 81% e volumeve për mbushjen e trupit të rrugës përgjatë gjithë segmentit.

Ka përfunduar ndërtimi i veprave të artit në masën 95%. Vazhdojnë punimet për mbrojtjen lumore, të cilat kanë arritur masën 72% të realizimit fizik.

Faza II fillon në afërsi të fshatit Mirakë dhe ka gjatësi 3,860 km. Në projekt parashikohen edhe rrugët dytësore dhe lidhja e zonave përreth me aksin kryesor. Edhe në këtë lot ka nisur puna në kantier”, ka bërë me dije Berberi.

Për fazën III dhe IV pritet të hapet gara brenda muajit shtator.

Gjithashtu Berberi ka zbuluar se sa do të jetë kostoja e këtij projekti. Ai shprehet se faza I, me gjatësi 5.060 km, ka kosto 3 miliardë lekë, faza II me gjatësi 3.84 km, ka kosto 3 miliardë lekë dhe pjesën e mbetur, e cila do të ndahet në dy faza, me gjatësi totale 20.46 km dhe kosto 44.7 miliardë lekë, brenda muajit shtator do të hapet gara.

Lexo edhe :  “Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Sa i përket vlerës totale të të gjithë projektit, është e pamundur të përcaktohet pasi ka një ndryshim në projekt sa i përket lidhjes me pikën doganore për ët cilën po bashkëpunohet me Maqedoninë e Veriut.

“Projekti për ndërtimin e aksit Elbasan – Qafë-Thanë ndahet në katër faza, ku janë parashikuar të ndërtohen vepra arti të vogla dhe të mëdha si: katër nënkalime, tre bypass-e, një urë automobilistike dhe një kryqëzim në nivel.

Projekti i ri, i cili plotëson të gjitha parametrat e një rruge me standarde dhe siguri të lartë, fillon në dalje të qytetit të Elbasanit, në Fshatin Labinot-Fushë, ndërsa përfundon në km 44 në afërsi të pikës doganore të Qafë-Thanës.

Faza I, me gjatësi 5.060 km, ka kosto 3 miliardë lekë dhe siç e shpjegova më lart është në ndërtim.

Faza II, me gjatësi 3.84 km, ka kosto 3 miliardë lekë dhe sapo ka filluar puna në kantier.

Për pjesën e mbetur, e cila do të ndahet në dy faza, me gjatësi totale 20.46 km dhe kosto 44.7 miliardë lekë, brenda muajit shtator do të hapet gara.

Për sa i përket vlerës totale të të gjithë projektit, sot është e pamundur ta themi pasi ka një ndryshim në projekt për sa i përket lidhjes me pikën doganore dhe për të cilën ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me palën e Maqedonisë së Veriut”, tha Berberi./ S.M

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Lajme të tjera

Web TV