Shqipëria rekord në turizëm, Eurostat: Ecurinë më të mirë në Europë për 2023!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka përjetuar në 6 muajt e parë të vitit ecurinë më të mirë të turizmit në historinë e saj, duke shënuar rekorde europiane.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat mbi net-qëndrimet në akomodimet turistike, që përfshijnë hotele, apo akomodime të tjera afatshkurtra për turizëm me kampingje e kampera, tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe vjetore në krahasim me mesataren europiane dhe të gjitha shtetet e Europës.

Net-qëndrimet në akomodimet turistike në 6-mujorin e parë të 2023 në Shqipëri u rritën me 44.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në raport me 12.9% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian.

Pas Shqipërisë renditet Qipro, me rritje 39.1% të net-qëndrimeve për të njëjtën periudhë, e ndjekur nga Mali i Zi me 37.2%, Malta me 30.5%.

Për periudhën janar-qershor 2023 Shqipëria kishte gjithsej rreth 1.7 milionë net-qëndrime, pothuajse njëlloj sa Mali i ZI (1.79 milionë), ndërkohë që në vitin 2019 Mali i ZI kishte gati dyfishin e net-qëndrimeve të Shqipërisë (1.5 milionë, kundrejt 806 mijë), sipas statistikave të Eurostat.

Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur pak ditë më parë se në 6 mujorin e parë të vitit 2023, shpenzimet e të huajve që kanë udhëtuar në Shqipëri arritën në total 1.55 miliardë euro. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë pas viteve ’90 dhe reflekton kthimin e Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik këtë vit. Shpenzimet e të huajve për udhëtime janë rritur me 37% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

INSTAT ka bërë të ditur se në periudhën janar-qershor, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 3.396.932. Ky numër është rritur me 33 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Lexo edhe :  Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Sa i takon kombësisë së turistëve, sipas Ministrisë së Turizmit, kryesojnë shqiptarët e Kosovës, me 40% të totalit., për tu pasuar nga italianët, 9% ose 310 mijë vizitorë dhe nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që janë respektivisht grupi i tretë dhe i katërt./   S.M

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV