“Nano mbështetësi im kryesor”/Ish-ministri socialist: I uroj shërim të shpejtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Financave Arben Malaj tha në emisionin “Bilardo” se ish-kryeministri Fatos Nano ka qenë mbështetësi i tij kryesor dhe publik.

Malaj vlerëson te Nano si kryeministër faktin që u jepte mbështetje të pakushtëzuar ministrave të tij.

Duke u ndalur te gjendja e vështirë shëndetësore e Nanos, Malaj u shpreh: “Është moment emocional. E para i uroj me zemër një shërim të shpejtë dhe të plotë”.

“Pasi arrita të promovohem në pjesën kombëtare, Nano ka qenë mbështetësi im kryesor dhe publik.

Nano kishte një diçka të jashtëzakonshme që duhet vlerësuar, që ta jepte mbështetjen të pakushtëzuar.

Asnjë ministër s’mund të jetë i suksesshëm nëse nuk e mbështet sinqerisht kryeministri i tij. Unë në atë ngarkesën e jashtëzakonshme të shpërbërjes së skemave piramidale, kam pasur mbështetje të plotë.

E para ishte ekonomist, kuptonte çdo gjë shumë mirë, kishte vizion ku do shkonim dhe të delegonte autoritet maksimal.

Nano ishte liberal, por kishte një gjë, që s’kishte këtë kujdes apo vetëkontroll për marrëdhëniet me mediat, herë bëhej marrëdhënie agresive, herë zbutej”, vijon Malaj./  S.M

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV