Dita botërore e Ozonit, apel global për të reduktuar ndryshimet klimatike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjitha vendet e botës gjejnë mënyrën e tyre për të festuar në Shtator Ditën Ndërkombëtare të Ozonit si një apel global për mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe reduktimin e ndryshimeve klimatike.

Në Shtator 1987,  u firmos Protokolli i Montrealit, ku vendet u angazhuan në gjetjen e makanizmave për mbrojtjen e shtresës së ozonit përmes eliminimit gradual të konsumit dhe prodhimit të substancave që dëmtojnë të vetmen shtresë mbrojtëse ndaj radioaktivitetit.

Tema e Ditës Botërore të Ozonit për vitin 2023 është “Protokolli i Montrealit: rregullimi i shtresës së ozonit dhe reduktimi i ndryshimeve klimatike”.

Gjatë dekadave të fundit, marrëveshja është pasuar nga rezultate shumë të mira dhe sipas përditësimit të fundit shkencor shtresa e ozonit është në rrugën e rimëkëmbjes.  Nivelet e ozonit pritet të kthehen në nivelet e para vitit 1980 rreth vitit 2066 mbi Antarktidë.

Megjithatë shqetësimet për planetin janë në rritje. Në një kohë kur shtresa e ozonit po rimëkëmbet, planeti po nxehet me një shpejtësi alarmante.

Prandaj, Protokolli i Montrealit u përditësua me detyrimin për të reduktuar prodhimin e gazeve me potencial të lartë për ngrohjen globale.

Shkencëtarët vlerësojnë si arritje për njerëzimin që deri në fund të shekullit, reduktimi gradual i këtyre gazeve, do të parandalojë ngrohjen glibale me 0.5 ° Celsius. Zbatimi i masave për efiçencën e energjisë mund të dyfishojë këtë shifër.

Shqipëria është vendi i parë në rajon, që ka ratifikuar në 2018-ën, Amendamentin Kundër Ngrohjes Globale të Protokollit të Montrealit, duke u bërë bërë pjesë  e kalendarëve për eliminimin gradual të  këtyre gazeve të dëmshëm

Celebrimi i Ditës Botërore të Ozonit dhe sukseseve të Protokollit të Montrealit thekson edhe një herë rëndësinë e Protokollit duke siguruar që ai të mbetet një instrument jetik për mbrojtjen e shëndetit të njeriut, natyrës dhe klimës për brezat e ardhshëm./   S.M

Të fundit

26-vjeçari nga Gambia përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është...

Lisbonë, 22-vjeçari goditet për vdekje nga demi

Një ngjarje tragjike ka tronditur arenën “Campo Pequeno” në Lisbonë të Portugalisë, ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një përplasje të fortë me një...

Manikyri xhel do ndalohet, është kancerogjen!

Nga data 1 shtator 2025, një përbërës kimik shumë i përdorur në produktet për thonj, i quajtur TPO, (trimethylbenzoyl diphenylphosphine oxide), nuk do të...

Përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sot përkujtohet 115 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që me jetën dhe veprën e saj frymëzoi botën. E lindur më 26...

Katari akuzon Izraelin!

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit është "në tryezë", thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, por sipas tij, "nëse Izraeli dëshiron...

Lajme të tjera

Web TV