Nesër nis Censi i popullsisë dhe banesave/ KMSH bën apel: Deklaroni përkatësinë fetare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër (18 shtator) nis Censi i popullsisë dhe banesave, i cili do të zgjasë deri në 28 tetor. 8000 anketues do të trokasin derë më derë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për të marrë në pyetje të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Nisur nga ky proces, një thirrje erdhi nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, që i ka kërkuar komunitetit të vet të deklarojë përkatësinë fetare.

“Thirrje. Të dashur besimtarë, praktikantë ose jo. Nesër, datë 18 shtator 2023, në të gjithë Shqipërinë do të nisë Censusi, Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave të të gjithë shqiptarëve.
 Ky është një proces tepër i rëndësishëm, pasi në të do të deklarohet edhe përkatësia fetare e çdo individi.
 Megjithëse kjo pjesë është lënë “deklarim me dëshirë”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju bën thirrje dashamirëse të gjithë besimtarëve, qofshin praktikantë ose jo, të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare duke iu përgjigjur pyetjes, ‘cila është feja ose besimi që ndjek ose i përket’, të shënoni: “Mysliman”.
Deklarojeni me krenari besimin tuaj dhe sigurohuni që regjistruesi ta hedhë saktë në tabelën elektronike, ashtu siç ju e deklaroni. Thirrja nuk është për numra, është për krenari e dinjitet të besimit të secilit”, thuhet në apelin e KMSH.

Formulari do plotësohet në formë elektronike përmes një tableti është gati. Ai përmban 8 module, të cilat synojnë mundësimin e krijimit të një panorame të plotë të situatës sociale, ekonomike dhe demografike të popullsisë shqiptare.

“Etniciteti, Gjuha, feja”, janë tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur…etj. Procesi i marrjes së të dhënave në terren do të zgjasë gjashtë javë dhe mbyllet me 28 tetor.

Lexo edhe :  Avokati: Veshjet shiten deri 50 herë më shtrenjtë se çmimi i prodhimit!

Censi rezultatet e para do t’i nxjerrë në prill 2024, teksa finali brenda shtatorit 2024. Censi duhej të ishte realizuar në vitin 2020, por për shkak të pandemisë dhe problematikave të tjera u shtri me tri vite.

Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia ishte 2,821,977,  me një rënie prej 8%, nga Censusi 2001./    S.M

 

 

Të fundit

Europa shqetësohet për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e...

Sekretari i NATO-s: Investoni në mbrojtje ose filloni të mësoni rusisht

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord të rrisin ndjeshëm kapacitetet ushtarake për çdo vend anëtar, si dhe për shpenzimin e 5 për qind...

Frika nga Rusia, Gjermania planifikon shtim të bunkerëve

Gjermania po bën plane për të zgjeruar me shpejtësi rrjetin e saj të bunkerëve dhe strehimoreve të papërshkueshme nga bombat, ka thënë zyrtari më...

Mitaj, Shehu dhe Hysaj, tri lajmet e mira që morëm! Sylvinho, sytë nga Muçi!

Reflektime pas ndeshjes me Serbinë nga Fjala.al: 1. Mario Mitaj me siguri që brenda 3 vitesh do të jetë kapiteni i ardhshëm i kombëtares. Mbrojtësi...

Fitim Zekthi: Kriza e PD-së nuk është Berisha, kriza e tyre është kulturore

Është duke u diskutuar gjerësisht gjendja e opozitës në Shqipëri pas humbjes së rëndë në zgjedhje. Gati çdo ditë diskutimi kryesor politik në vend...

Lajme të tjera

Web TV